Seidler: Në Preshevë refugjatët nuk trajtohen si duhet, komuna pa kapacitete
Lokale

Seidler: Në Preshevë refugjatët nuk trajtohen si duhet, komuna pa kapacitete

03.Dec.2015 09:41
0
Në komunën e Preshevës ka qëndruar Frank Seidler, drejtuesi i Komiteti i Misionit Evropian për Refugjatë i cili ka zhvilluar takime me përfaqësuesit lokal dhe ka vizituar kampet e refugjatëve.

Fillimisht ai është takuar me kryetarin e komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa i cili i ka thënë se komuna nuk ka kapacitete për t’i mbështetur me ndihma refugjatët, bile as popullata nuk ka mundësi sepse janë në gjendje të rëndë ekonomike. 

“Ne sot patëm takim me kryetarin e komunës Ragmi Mustafa, i cili dha opinionin e tij lidhur me gjendjen e refugjatëve, duke treguar se nuk ka mundësi dhe kapacitete komuna t’iu ndihmojë refugjatëve. Ne i vizituam refugjatët me ekipin tonë, të cilët janë në gjendje të vështirësuar, pa trajtim të duhur nga autoritetet në Maqedoni dhe Serbi“, theksoi Seidler për Titulli.com. 

Sipas tij refugjatët nuk kanë tretman të mirë që nga Greqia, Maqedonia e deri në Serbi. 

“Refugjatët keqtrajtohen, abuzohen nëpër pika kufitare që nga Greqia, Maqedonia dhe përshpejtohen gjërat e qëndrimit në Serbi. Pra nuk trajtohen ashtu siç duhet dhe ashtu siç e jep komisariati për trajtimin e refugjatëve”, i tha Titulli.com  Frank Seidler

Lidhur me ndihmat që vijnë ai është shprehur se janë ndarë mjete financiare organizatave përkatëse që merren me trajtimin e refugjatëve.

“Ne ju kemi ndarë mjete financiare për ndihma për refugjatët, stacionimin e tyre dhe trajtimin korrekt dhe human të tyre. Këto mjete ua kemi shpërndarë përmes organizatave që merren me ndihma humanitare si UNICEF-it dhe të tjera, për secilin shtet veç e veç aty ku kalojnë dhe qëndrojnë këta refugjatë“, deklaroi Seidler. 

Bashkë me delegacionin Komiteti i Misionit Evropian për Refugjatë ishin edhe Idriz Sinani, kryetar/koordinator i  forumit ndërkombëtar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut për Maqedoni si dhe Rexhep Abazi, kryetar/koordinator i Forumit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Serbi./Titulli.com/

 

 

Përfundoi vizita studimore e programit "Punësimi i grave të reja në sektorin e IT-së" (foto)
RTV "Aldi" shënon 9 vjetorin e punës në Luginë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration