Saunders  pas peshimit godet me “shuplakë”  Shefat Isufin (video)
Lugina

Saunders pas peshimit godet me “shuplakë” Shefat Isufin (video)

18.May.2019 01:28
0

Billy Joe Saunders dhe Shefat Isufi nesër në Angli do të luftojnë për titullin kampionit të botës në kategorinë super të mesme, në versionin WBO.

Për Isufin, boksierin nga Tërnovci, i cili ushtron në Gjermani, kjo do të jetë ngjarja më e madhe në karrierë ne tij si profesionist dhe Saunders, kampion në WBO, i cili është pa humbje në karrierën e tij, është favorit i madh.

Mirëpo, në matjet ose peshimet zyrtare ka ngjarë një incident, që më së miri tregoi karakterin e të dy boksierëve.

Pas peshimit, gjatë fotografimit zyrtar, Saunders shihet se si ofendon dhe provokon Isufin, i cili nga e ana e tij përmbahet dhe tenton të jetë shumë profesional para meçit.

Fotografimit në tërheqje e sipër, Saunders i prekë fytyrën Isufit, në një gjets që u komentua shumë nga mediat dhe fotoja e shkrepur se si Saunders në kinse ia “krisi” një shpullë sfiduesit të tij, bëri xhiron e botës.

Ky veprim i Suanders tregon arrogancën dhe mbase vetëbesimin e tij të tepruar, por edhe sjelljen profesionale që e ka Isufi karshi promotorëve dhe kundërshtarëve.

Meçi mes Saunders dhe Isufit zhvillohet nesër.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/sufi-sanders.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Media franceze për motrat e Zogut: Tri amazonat kthehen në Europë
KF “Tërnoci” po merr pjesë në aktivitet sportiv në Bursa të Turqisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration