Sami Salihu pritet në Beograd nga shefi i OSBE-së , Jan Braathu
Kryetari i Kuvendit të Komunës së Preshevës Sami Salihu, është pritur në takim në Beograd nga Shefi i OSBE-së në Serbi, Jan Braathu, kështu thuhet në postimin e bërë në Facebook nga Samil Salihu.
Postimi i plotë në Facebook nga Sami Salihu:
Me ftesë të z.Jan Braathu isha në një takim në zyrat qendrore të OSBE-së, ku patëm një takim koordinues dhe bashkërendues, me theks të veçant situatën politike, por edhe sociale dhe ekonomike të shqiptarëve në Luginë.
Misioni i OSBE-së në Serbi, veçanërisht Shefi i missionit të OSBE-së në Serbi z. Jan Braathu edhe një herë po e rikonfirmon interesin dhe përkushtimin e tij të veçant për të drejtat dhe barazinë e shqiptarëve të Luginës në Serbi.
Në bisedën që patëm, mora mbështetjen por edhe ia rikonfirmova që Lëvizja për Reforma është faktor politik dhe promotor i përfaqësimit të denjë politik në Komunë të Preshevës dhe që parimi kryesor i imi dhe i Lëvzjes për Reforma është qëndrimi stabil dhe mosluajtja e standardeve të dyfishta që do të cenonin të drejtat tona.