Salihi: Transparencë e bobët komunale nga viti 2015, punojmë për avancim
Niveli i transparencës brenda komunës së Bujanocit ka shënuar rënie nga viti 2015 e këdej, kështu tha për Titulli.com Sali Salihi, shef i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit. Salihi vite më parë është cetfikuar për ndërtimin e kapaciteteve për qeverisje të mirë në komunë.
“Problemet mund të jenë të shumta, nga mosnjohja e rëndësisë së transparencës, mungesa e kuadrit brenda admnistratës për t’u marrur me këtë problematikë, dhe duke qenë se deri më tani parimi i transparencës është keqkuptuar, duke e kuptuar se ajo është vetëm për të promovuar e punën e pushtetit. Në fakt, ajo përbën shumë më shumë se kaq”, tha mes tjerash Salihi.
Titulli.com: Ju jeni certifikuar edhe për promovimin e transparencës në nivel komunal. Sa është e rëndësishme zhvillimi i transparencës brenda komunës së Bujanocit?
Salihi: Bashkimi Europian përmes programit të saj EUROPEAN PROGRES në bashkëpunim me Qeverinë e Zvicrrës dhe të Serbisë në vitin 2015 patën filluar projektin për trajnimin e kuadrove brenda administratave lokale në 34 komuna, në mesin e të cilave pjesëmarrëse ka qenë edhe komuna e Bujanocit. Nga komuna jonë kam qenë i zgjedhur unë, ku kam ndjekur për dy vite trajnime të ndryshme në lidhje me qeverisjen e mirë nëpër komuna, dhe pastaj në fund të vitit 2017 jam çertifikuar për ndërtimin e kapaciteteve për qeverisje të mirë në komunë. Trasnparenca, si njëra prej parimeve kryesore të një qeverisje të mirë luan rol të rëndësishëm në forcimin e besimit mes organeve komunale dhe nivelit qendror në njërën anë, por në anën tjetër rrit besimin e komunës ndaj qytetarëve. Transparenca është pjesë e pandashme e parimit të llogaridhënies. Sa herë që ekziston nevoja për llogaridhënie, duhet patjetët të ekzistojnë mekanizma të transparencës, respektivisht mjete për t’u thirrurr në llogaridhënie. Zhvillimi i transparencës paraqet hapin e parë për të qenë sa më afër qytetarëve. Sot, qasja në informacione është ‘’oksigjeni’’ në demokraci. Andaj, informimi i qytetarëve rreth aktiviteteve të organeve komunale, ofrimi i informacioneve zyrtare, të sakta, të kompletuara dhe në kohën e duhur, si dhe mundësia e qasjes në dokumente të rëndësisë së veçantë paraqesin një mundësi më tepër që qytetarët të jenë të njoftuar rreth aktiviteteve të të zgjedhurve të tyre, dhe kështu duke i pasur informacionet e kompletuara mund të participojnë në mënyra të ndryshme në vendimmarrje, dhe të kontribuojnë në një qeverisje më të përgjegjshme.
Titulli.com: Raportet e organizatave në Serbi që bëjnë matjen e nivelit të transparencës komunale ju kanë renditur se keni ngecje, ku mendoni se është problemi?
Salihi: Është për keqardhje se që nga viti 2015 e këndej ka një ramje të theksuar të transparencës në nivel komunal. Sipas raportit të organizatës Transparentnost Srbija, në vitin 2015 komuna e Bujanocit renditej e 41-ta në mesin e 169 qyteteve dhe komunave në Serbi, kurse raporti i fundit i bërë në vitin 2020 e ka renditur komunën tonë në vendin e 126-të. Problemet mund të jenë të shumta, nga mosnjohja e rëndësisë së transparencës, mungesa e kuadrit brenda admnistratës për t’u marrur me këtë problematikë, dhe duke qenë se deri më tani parimi i transparencës është keqkuptuar, duke e kuptuar se ajo është vetëm për të promovuar e punën e pushtetit. Në fakt, ajo përbën shumë më shumë se kaq, duke filluar nga publikimi i dokumenteve, rregulloreve, vendimeve të sjellura në Kuvendin Komunal e në Këshillin Komunal, publikimi i buxhetit, si dhe informacioneve tjera të rëndësisë së veçantë për qytetarët, por edhe për nivelet regjionale dhe qendrore.
Titulli.com: A ka kuadro të mjaftueshme administrata komunale për rritur transparencën?
Salihi: Numri maksimal i punëtorëve me kohë të pacaktuar i rregulluar me ligj ka kufizuar angazhimin e kuadrove të reja jashta admnistratës komunale, që ndoshta mund të përbëjë problemin kryesor për ngecjen e transparencës. Përkundër, këtyre pengesave mendoj se ende mund të gjendet rrugë për të rritur trasnparencën me kuadrot aktuale. Besoj që një rritje të transparencës do ta kemi në muajt në vijim, dhe se indekset e transparencës që do të publikohen nga organizata të ndryshme do ta rendisin komunën tonë në një rang më të lartë se vitin e kaluar.
Titulli.com: Sa veta janë të angazhuar në azhurimin e ueb-faqes së komunës dhe kush është përgjegjës kryesorë për publikimin e materialeve të ndryshme me interes publik?
Salihi: Për momentin jemi të angazhuar dy persona. Rreth mirëmbajtjes së ueb faqes është i angazhuar Visar Limani, programer i fushës së informatikës, i cili edhe ka projektuar dhe dizajnuar faqen zyrtare të komunës, ndërkaq unë jam përgjegjës për publikimin e materialeve të ndryshme në interes publik. Ndoshta, kjo përkon pak edhe me pozitën që mbaj, ngase jam më i njoftuar me ngjarjet brenda administratës lokale.
Titulli.com: Sa është i rëndësishëm bashkëpunimi me sektorin joqeveritar lokale për të avancuar promovimin e transparencës së komunës së Bujanocit?
Salihi: Sektori joqeveritar mund të luajë rol të madh në avancimin e transparencës komunale. Organet komunale e shohin si partnere sektorin joqeveritar, e cila ka mundësi përmes formave të ndryshme që të ndikojë në punën e organeve komunale. Disa prej formave janë edhe informimi, si psh materiali informativ nëpër media apo internet, informimi rreth organizimit të tryezave të rrumbullakëta, prezentimeve të ndryshme. Gjithashtu, sektori joqeveritar mund të përfshihet në trupat punuese të përhershme apo të përkohëshme, si dhe mund të luajë rolin e këshillëdhënësit përmes takimeve dhe debateve profesionale për tema të caktuara. Një sektor i zhvilluar joqeveritar mund të rrisë në masë të madhe punën, promovimin dhe transparencën e komunës.
Tekst i publikuar në kudër të projektit “Transparenca komunale përmes uebfaqes” i mbështetur nga buxheti i komunës së Bujanocit
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ali-salihi-pd.jpg): failed to open stream: No such file or directory