Salihi: Ftojmë qytetarët të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë në Serbi
Lokale

Salihi: Ftojmë qytetarët të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë në Serbi

26.Jul.2022 08:12
0

Pjesëtarët e pakicës kombëtare shqiptare nga komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës do të marrin pjesë në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Serbi, i cili do të mbahet në tetor.

Sali Salihi, shef i kabinetit të kryetarit të Komunës së Bujanocit, tha për Radion Evropa e Lirë më 25 korrik se në Bujanoc është mbajtur takimi i përfaqësuesve të të gjitha partive politike shqiptare, të cilët kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët pjesëmarrjeje.

“Gjatë ditës do të publikojmë një deklaratë të përbashkët të partive politike për rëndësinë e pjesëmarrjes në regjistrim dhe do t'i ftojmë qytetarët që t'i përgjigjen thirrjes për t'u regjistruar”, tha Salihi.

Shqiptarët nga tri komunat në jug të Serbisë, ku jetojnë shumica e shqiptarëve, bojkotuan regjistrimin e popullsisë në vitin 2011.

 

Siç thanë në atë kohë për Radion Evropa e Lirë përfaqësues të nacionalitetit shqiptar në këto tri komuna, bojkoti ishte i domosdoshëm sepse formularët e regjistrimit ishin shtypur në cirilik në gjuhën serbe.

Si arsye shtesë, përfaqësuesit e atij komuniteti përmendën problemet e pazgjidhura dhe obligimet e paplotësuara të shtetit ndaj kësaj pjese të Serbisë.

Dhjetë vjet më vonë, Shaip Kamberi, deputet në Kuvendin e Serbisë nga lista zgjedhore “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”, tha për Radion Evropa e Lirë se shpreson që këtë herë Serbia t'i dëgjojë kërkesat e tyre.

“Arsyeja jonë e bojkotit në vitin 2011 vinte si pasojë e mosdëshirës së shtetit për t'i dëgjuar kërkesat tona. Në këtë fazë fillestare ia lamë Këshillit Kombëtar të Pakicës Shqiptare të vendoste kontakte me Byronë e Statistikave dhe të binte dakord për kushtet”, tha Kamberi.

Regjistrimi është veçanërisht i rëndësishëm për pjesëtarët e bashkësive etnike, të cilat, sipas të dhënave të vitit 2011, janë më shumë se njëzet në Serbi. Ky regjistrim shërben si kornizë për përcaktimin e fushës së të drejtave që ata kanë.

 

Sipas vlerësimeve të bashkësisë ndërkombëtare, në Serbi jetojnë rreth 60 mijë pjesëtarë të pakicës kombëtare shqiptare, kryesisht në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në jug të Serbisë.

Regjistrimi i popullsisë në Serbi do të mbahet nga 1 deri më 31 tetor 2022 dhe pyetësorët elektronikë do të përdoren për herë të parë.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ali-salihi-bujanoc.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Partitë shqiptare pro regjistrimit të popullësisë në Luginë të Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration