Saihu: Nga 8000  bie numri  në 1000 shqiptarë në Medvegjë
Lokale

Saihu: Nga 8000 bie numri në 1000 shqiptarë në Medvegjë

23.Dec.2019 07:54
0

Muharrem Salihu, anëtar i Asamblesë së Kuvendit Komunal të Medvegjës, thotë se të drejtat e komunitetit shqiptar atje po vazhdojnë të nëpërkëmben nga Serbia.

Ai sjell në vëmendje me shqetësim, fshirjen nga regjistri civil të një numri të madh shqiptarësh, e për pasojë nga 8 mijë shqiptar sa ishin, tani rezultojnë sipas statistikave vetëm 1 mijë shqiptarë. Kjo gjë, për Salihun i ka hequr komunitetin shqiptar atje jo vetëm të drejtën për të votuar, gjë që u vu re në zgjedhjet e fundit, por e privon atë edhe nga e drejta e pronësisë. 

“Situata në Medvegjë është mjaft dramatike. Kjo ka filluar nga viti 2012 e është vërejtur dukshëm në 2015-të. Nga 8 mijë shqiptarë sot rezultojnë vetëm 1 mijë shqiptarë”, tha Salihu për Zërin e Amerikës.

Salihu flet gjithashtu dhe mbi rolin e Prishtinës dhe Tiranës zyrtare, në funksion të mbrojtjes të të drejtave të komunitet shqiptar që jeton në tre komunat në jug të Serbisë. “Prishtina nuk është se ka shumë mundësi të bëjë pasi Serbia po konteston shtetësinë, dhe nuk është e gatshme që problemet tona të nxirren në tavolinë. Nuk mund të mburremi me angazhimin as të Tiranës. Kanë kaluar 20 vjet nga lufta dhe nuk kemi tekste shkollore në shqip”, tha Salihu.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/edvegja-hyrje.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Arbanasi, fshati historik shqiptar në Bullgari
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration