Lokale
Sadriu: Kemi për qëllim zbutjen e papunësisë
Në sallën e kuvendit komunal të Preshevës është mbajtur diskutimi publik me temën “Plani aksionar për ndërmarrësit e rinj” për periudhën dy vjeçare 2012-2014 e organizuar nga Zyra për të rinj në Preshevë, njofton tvp.
Në këtë diskutim publik pjesëmarrës ishin përfaqësues të USAID-it amerikan, përfaqësues nga pushtetit lokal, përfaqësues të Qendrës për punësim, ndërmarrësit nga Presheva si dhe si dhe disa të rinj.
“Projekti është ndihmuar me 5mijë dollarë nga USAID dhe me 5 mijë të tjera nga pushteti lokal”, deklaroi Ilir Sadriu, koordinatori i zyrës për të rinj.
Sipas tij projekti ka për qëllim aftësimin e të rinjve për mënyrën e aplikimit për punësim në ndërmarrësi si dhe nëpër organizata të huaja joqeveritare e të ngjashme.
Sadiru potencoi se shumë të rinj në këtë zyrë kanë mbajtur trajnime të ndryshme ku në fund edhe janë certifikuar prandaj ky projekt ka për qëllim me një fjalë edhe zbutjen e papunësisë për të rinjtë tanë.
Zyra për të rinj do të vazhdojnë gjatë periudhës në vazhdim edhe me projekte të ndryshme të kësaj natyre./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/07/te-rnjit-preshve.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!