Sa shqiptarë jetojnë në Medvegjë sipas presidentit Aleksandër Vuçiq?
Lokale

Sa shqiptarë jetojnë në Medvegjë sipas presidentit Aleksandër Vuçiq?

26.Jan.2021 07:57
0

Ekspertë dhe qytetarë shprehin shqetësimin e tyre se adresat e vendbanimeve të shqiptarëve në Serbi po pasivizohen (fshihen) në heshtje nga autoritetet serbe, pa informuar personat përkatës.

Flora Ferati Sachsenmeier, është hulumtuese në Institutin Gjerman për Studime Fetare dhe të Diversitetit Etnik, Max Planck, e cila ka investiguar rastet e pasivizimit të adresave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Serbi, në bashkëpunim me Forumin Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi, AFEDS.

Ajo tha për BIRN që shumica e qytetarëve të prekur nga kjo politikë e autoriteteve serbe janë informuar për adresat e tyre të fshira vetëm gojarisht, duke akuzuar kështu Serbinë për diskriminim. “Në thelb të kësaj politike diskriminuese ndaj shqiptareve është fshehja e gjurmëve”, tha ajo për BIRN.

“Cilido institucion apo individ i cili mendon të regjistrojë rastet e pasivizuara të shqiptarëve në Serbi, në bazë të akteve juridike ose vendimeve të lëshuara nga stacioni policor, do të mund te tregojë vetëm një pjesë të vogël të së vërtetës për pasivizimin e shqiptarëve atje”, tha Flora Ferati Sachsenmeier

Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë, në janar lajmëroi që çdo qytetar me prejardhje shqiptare që i është shënuar adresa si joaktive duhet të dorëzojë “një kopje të aktit juridik (vendim apo njoftim) nga autoriteti përkatës (stacioni policor)”.

KKSh është themeluar në bazë të ligjeve serbe dhe është një nga këshillat e krijuar për të përfaqësuar interesat e minoriteteve etnike në Serbi. Kryetarët e tij zgjidhen çdo katër vite me votë të drejtpërdrejtë.

Kryetari aktual, Ragmi Mustafa, tha për BIRN që KKSH është marrë me këtë problemin e pasivizimit në heshtje të adresave që në vitin 2012.

Vetëm në bazë të të dhënave zyrtare, në tri vitet e fundit , “1,700 vendbanime shqiptarësh në Medvegjë janë pasivizuar dhe 560 në Bujanoc e në Preshevë ende nuk kemi të dhëna të sakta”, tha ai.Të dhëna të ofruara nga Flora Ferati Sachsenmeier, të siguara nga pyetësorë dhe punë kërkimore e AFEDS, sugjerojnë që problemi është shumë më i madh.

“Nga viti 2015, autoritetet serbe ua kanë pasivizuar adresat e vendbanimit mbi 4,000 mijë shqiptarëve të Medvegjës dhe rreth 2,000 shqiptarëve të Bujanocit”.

Serbia ka pasur interes që të ulë madhësinë e minoritetit shqiptar në Serbi, ndër vite, pjesërisht për të shuar çdo pretendim të mundshëm, kryesisht nga shqiptarët e Kosovës ndaj pjesës jugore të territorit të Serbisë.

Në korrik të 2020, presidenti serb Alexandar Vuçiq tha për Radio Televizionin shtetëror Serb, RTS, që vetëm “300 shqiptarë jetojnë atje në Medvegjë e jo 4,000 siç pretendohet”.Qytetarë dhe ekspertë janë të shqetësuar se procesi në vazhdimësi i fshirjes së adresave do të çojë në realizimin e këtyre deklaratave.

Ferati Sachsenmeier vuri në dukje shembullin e 480 shqiptarëve, të identifikuar në fazat fillestare të hulumtimit nga AFEDS, adresat e të cilëve ishin pasivizuar nga autoritetet serbe. Vetëm 20 prej tyre ishin njoftuar për vendimet zyrtare nga autoritetet shtetërore.Ajo paralajmëroi për lëvizje për të “legjitimuar versionin zyrtar të autoriteteve serbe” për sa i përket numrit aktual të shqiptarëve në Serbi.

Mustafa pajtohet që numri i adresave të pasivizuara që ai mund të japë zyrtarisht është me siguri shumë më i ulët se realiteti, për shkak të mungesës së të dhënave. Gjithsesi, ai thotë që KKSh prapëseprapë varet nga dorëzimi i dokumentacionit zyrtar për të identifikuar rastet e tilla.

Duke shprehur që “çfarëdo përgjigje gojore” e bën të pamundur ndjekjen e procedurave ligjore, Mustafa vë në dukje që “çdo qytetar ka të drejtë të përdorë Ligjin mbi qasje në informacionet me rëndësi të veçantë. Çdo institucion është i obliguar t’ju përgjigjet sipas ligjeve në fuqi” dhe nëse kjo nuk ndodh, KKSh, do të ofrojë ndihmë ligjore.

Mustafa tha që “lëndën fillimisht do ta trajtojmë brenda sistemit juridik ne Serbi” e që nuk i frikësohen Gjykatës së Strasburgut dhe ta prezantojnë situatën “para bashkësisë ndërkombëtare”.

Shqiptarë të ndryshëm janë përgjigjur në pyetësorët e AFEDS , disa prej të cilëve janë lexuar nga BIRN, që kanë kërkuar informacion zyrtar nga autoritetet dhe madje kanë provuar ta apelojnë vendimin që ua ka pasivizuar adresat- por pa rezultat.

Haki Emini, një shqiptar nga Medvegja, aktivist i të drejtave të njeriut me vendbanim të përkohshëm në Zvicër, ka shprehur eksperiencën e tij, nëpërmjet një letre publike të publikuar në korrik të 2020 nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, rreth kërkesave të tij për informacion nga autoritetet serbe për procesin e pasivizimit të adresës së tij. Kjo gjithashtu nuk pati asnjë rezultat.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ksh-medvegje.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration