Sa nxënës ishin në vitin 2002 në shkollat e komunës së Bujanocit
Lokale

Sa nxënës ishin në vitin 2002 në shkollat e komunës së Bujanocit

29.Aug.2022 15:45
0

 Sipas të dhënave për vitin shkollor 2001/2002 ishin duke vijuar shkollimin fillor 5805 nxënës dhe shkollimin e mesëm  1141 nxënës në komunën e Bujanocit, përcjellë Titulli.com.

Në  gjithë komunën e Bujanocit punonin nëntë shkolla fillore, katër prej tyre (Bujanoc, Klenikë, Levosoj, Zhbevcë) kishin mësime në gjuhën serbe dhe katër në gjuhën shqipe (Bujanoc, Muhovc, Tërnoc i Madh dhe Luçan), kurse në shkollën fillore “Desanka Maksimoviq” në Biljaç, mësimi zhvillohej në të dyja gjuhët (492 nxënës ishin shqiptarë, kurse 23 serbët dhe drejtori i shkollës ishte serb).

Në të gjitha shkollat fillore mësimin në gjuhën shqipe e ndiqnin 3485 nxënës, në gjuhën serbe 2,319 nxënës  (552 romë dhe 1,767 serb), transmeton Titulli.com.

Në Bujanoc funksionon dy shkolla të mesme, ajo profesionale "Shën Sava", në gjuhën serbe të cilën e ndjekin 632 nxënës dhe shkolla e mesme  “Mihajlo Pupin” në gjuhën shqipe dhe gjithsej 506 nxënës në arsimin e përgjithshëm - gjimnaz dhe 383 në inxhinieri mekanike dhe elektrike./Titulli.com/

Teskt i huazuar nga Fondi për të drejtën humanitare

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ujanoc-vjeter.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Si u organizua regjistrimi i popullësisë 2002 në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration