S’ka marrëveshje në Këshillin Kombëtar Shqiptar, organin e përkohshëm e emëron ministri
Këshilli Kombëtar Shqiptar do të qeveriset përmes një organi të përkohshëm të emëruar nga Ministri për Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Tomislav Zhigmanov, shkruan Titulli.com.
Ai përmes një letre dërguar ditë parë sqaroi se me 14 janar përmbushen kushtet ligjore për futjen e masave të dhunshme për shkak mungesës së një marrëveshjeje për të bërë shumicën dhe bashkë qeverisur me Këshillin Kombëtar Shqiptar.
Pas shumë tentimeve të 5 listave shqiptare pjesëmarrëse në zgjedhjet për anëtarë të Këshillit Kombëtar Shqiptar nuk u arrit një marrëveshje për të qeverisur me këtë institucioni.
Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së premte (13 janar) kishte ftuar në takim përfaqësuesit politik të 4 partive shqiptare për të arritur një marrëveshje për KKSH por rezultoi pa sukses.
Zgjedhjet për anëtar të Këshillit Kombëtar Shqiptar janë mbajtur më 13 nëntor 2022 ndërsa morën pjesë 5 lista zgjedhore dhe fituan PVD-5 anëtarë, APN-5, LPD-2, PD-2 dhe PDSH-1 anëtarë nga 15 sa ka gjithsejtë kuvendi në KKSH./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ksh-mbkedhja.jpg): failed to open stream: No such file or directory