RTV Spektri shënon 10 vjetorin (video)
Lokale

RTV Spektri shënon 10 vjetorin (video)

11.Mar.2013 23:47
0
Radio Televizioni i parë i pavarur në Luginë sot ka shënuar 10 vjetorin e punës përmes një organizimi në të cilën morën pjesë përfaqësues institucionesh dhe nga jeta publike e rajonit Urime dhe mirënjohje të shumta u shprehën për punën 10 vjeçare të këtij mediumi të parë të pavarur elektronik në gjuhën shqipe në Luginë. Me anë të një përmbledhje stafi i TV Spektrit, para të pranishmëve, në restorant Rozafa në Bujanoc, prezantoi një pjesë të vogël të punës së saj për një decenie. “TV Spektri lindi në një kohë tranzicioni i cili kaploi edhe vendin tonë, lindi pikërisht në një kohë kur nuk dihej se çka do të ndodhte me ne, sepse mu ato ditë ishte vrarë kryeministri i vendit, megjithatë duke i falënderuar stafit i cili përbehej nga profesionist, por edhe nga të rinj entuziastë të profesionit arritëm që me sukses t’i përballojmë të gjitha sfidat, si ato teknike ashtu edhe ato materiale”, u shprehë Jeton Ismaili, drejtor i RTV Spektrit. Spektri2“Televizioni Spektri duhet të jetojë minimumi aq sa do të jetojë edhe unë”, u shpreh i emocionuar Nexhat Behluli, kryetari i kompanisë mediale Spektri. Në shënimin e dhjetëvjetorit të këtij mediumi morën pjesë me fjalimet e tyre edhe drejtues të mediave si dhe gazetarë nga rajoni. Ndërsa, përvojën dhe momentet më të mira të kaluara gjatë punës në këtë medium i shprehen edhe gazetarët e angazhuar si edhe ata që dikur ishin pjesë e RTV Spektrit, ndërsa tani janë punësuar në mediume tjera lokale. Televizioni Spektri filloi punën në vitin 2003, pas konfliktit të armatosur në Luginë të Preshevës. Deri më tani është Televizioni i vetëm i pavarur në gjuhën shqipe në komunë të Bujanocit./Titulli.com/ http://youtu.be/BK5LaQttPDIcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/03/Spektri1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Halimi: Mund të krijohen tensione në Luginë...
Të akuzuarit për sulmet në Dobrosin mohojnë akuzat
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration