Rrugëtimi i gjatë i Antigonës nga Presheva deri te shtetësia e Kosovës
Lokale

Rrugëtimi i gjatë i Antigonës nga Presheva deri te shtetësia e Kosovës

10.Jan.2022 08:22
0

ntigona Shaipi me prejardhje nga Presheva ka kaluar nëpër një proces të gjatë derisa ka arritur që të fitojë shtetësinë e Kosovës.

Që nga fëmijëria ajo ka jetuar në qytetin e Gjilanit në Kosovë.

“Procedura për të fituar shtetësinë e Kosovës ishte një procedurë shumë e gjatë, e cila kryesisht zgjat pesë vjet në bazë të plotësimit të kritereve, por unë pasi kisha përfunduar gjithë arsimimin në Kosovë që nga shkolla fillore e deri tek universiteti, procedura u shkurtua nga pesë në dy vjet”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Antigona tregon se fillimisht është pajisur me leje qëndrimi njëvjeçar dhe, pastaj është pajisur me shtetësinë kosovare, kur edhe ka nxjerrë letërnjoftimin.

Por, procedura për familjarët e saj ishte më e gjatë dhe më e mundimshme, thotë ajo.

“Procedura ishte më të vërtet e gjatë dhe shumë e kushtueshme, pasi që dihet që shumica e dokumenteve kanë afat të vlefshëm vetëm gjashtë muaj dhe kjo procedurë përsëritej çdo vit”, tregon Antigona.

MPB: Po krijohen lehtësira për qytetarët e Luginës së Preshevës

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, thotë se Ligji i ri për shtetësinë do të zgjidhë shumë problematika, në mesin e tyre edhe çështjen e pajisjes me shtetësi të qytetarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, të cilët jetojnë në Kosovë.

“Për qytetarët e komunave Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, të cilët janë shpërngulur në Kosovë nga viti 1999, do të parashihen masa lehtësuese për të fituar të drejtën e shtetësisë”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

 

Me punën e institucioneve të Kosovës, sa i takon pajisjes me shtetësi të qytetarëve të Luginës së Preshevës, nuk është i kënaqur Kushtrim Kadriu nga Lëvizja Qytetare Vatra.

Ai thotë se edhe qeveritë e kaluara të Kosovës kishin nisur procedura për lehtësime sa i takon pajisjes me shtetësi kosovare të qytetarëve të Luginës së Preshevës, porse sipas tij, asnjëherë nuk ka pasur ndonjë rezultat.

“Ne frikësohemi se edhe kjo është një iniciativë e njëjtë si të kaluarat, pasi këta të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës nuk janë konsultuar fare, as me ne që merremi me këtë punë, as me Këshillin Nacional në Bujanoc, Preshevë e as me liderët e as me organizatat atje, do të thotë me askënd fare, e besa as me qytetarët që kanë telashe”, thekson Kadriu.

Kadriu thotë se qytetarët e Luginës së Preshevës e kanë të vështirë të pajisen me shtetësi të Kosovës pasi në shumicën e rasteve, qytetarët të kësaj pjese që jetojnë në Kosovë, u janë pasivizuar dokumentet nga Qeveria serbe.

Kjo sipas Kadriut u ka pamundësuar atyre që të nxjerrin ndonjë dokument valid të Serbisë e përmes së cilit, ata do ta kishin të mund që të aplikonin për t’u pajisur me dokumente të Kosovës./rel/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/pb-kosove.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Në Kosovë në të zezën, në Serbi me adresë të pasivizuar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration