Rregullorja e re e Kuvendit Komunal në Bujanoc me këshillin për kodeks etik
Me rregulloren e re të Kuvendit Komunal e cila është miratuar nga këshilltarët së shpejti do të formohet edhe Këshilli për përcjelljen e zbatimit të Kodeksit etik. Sipas informacioneve që kemi këshilli është duke u formuar dhe ka kohë për një periudhë tre mujore.
Ndër punët e këshillit për kodeks etik është përcjellja e respektimit të Kodeksit etik nga ana e këshilltarëve, bënë grumbullimin e informacioneve që përkojnë me sjelljen e funksionarëve lidhur me kodeksin etik.
Po ashtu ky këshill i përbërë jo nga këshilltarët e Kuvendit komunal të Bujanocit e përcjell dhe analizon ngjarjet dhe dukuritë ne rëndësi për zbatimin me sukses të kodeksit etik dhe promovon atë në komunë dhe më gjërë. Antarët e këshillit në fjalë propozojnë të pavarur dhe zbaton veprimet të cilat shpien në avancimin e aplikimit të kodeksit etik shkruhet në rregullore raporton Titulli.com
Sipas rregullores këshilli për përcjelljen e zbatimin e etikës iu ofron funksionarëve, qytetarëve, medieve, organeve, organizatave këshilla dhe mendime lidhur me zbatimin e kodeksit etik.
Vlen të theksohet se antarët e këshillit nuk mund të jenë këshilltarët e as persona të zgjedhur, emëruar dhe caktuar në Komunë. Po ashtu numri i antarëve, mënyra e punës dhe autorizimet e Këshillit rregullohen me aktin e Kuvendit komunal shkruhet në rregullore transmeton Titulli.com.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/SC_0014.JPG): failed to open stream: No such file or directory