Raporti i Komisionit Evropian kërkon nga Serbia të përmirësojë situatën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Lokale

Raporti i Komisionit Evropian kërkon nga Serbia të përmirësojë situatën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

31.Oct.2024 14:04
0

Në raportin për vitin 2024 të Komisionit Evropian (KE) për Serbinë, një pjesë i është kushtuar edhe çështjes së pakicave kombëtare, duke përmendur veçanërisht çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës – Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc – dhe nënpërfaqësimin e tyre në institucionet shtetërore të Serbisë. 

“Anëtarët e pakicës kombëtare shqiptare kanë ngritur shqetësime për mënyrën se si policia kontrollon statusin e vendbanimeve në pjesën jugore të Serbisë, duke rezultuar në ‘pasivizimin’ e disa adresave. Është e nevojshme që autoritetet t’i shpjegojnë më mirë publikut se si kryhen këto kontrolle”, thuhet në në Raportin e Progresit.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës e kanë ngritur zërin kundër diskriminimit që përjetojnë çdo ditë në Serbi. Ata kanë kërkuar të integrohen nëpër institucionet shtetërore të Serbisë, por edhe të zgjidhet çështja e pasivizimit të adresave – kërkesa që janë përfshirë edhe në planin e veprimit prej shtatë pikash, por që nuk është miratuar.

“Zbatimi i planit të veprimit për përmirësimin e përfaqësimit të shqiptarëve në institucione duhet të përshpejtohet dhe të çojë në përmirësime të prekshme”, ka konstatuar KE-ja në Raportin e Progresit për Serbinë, duke kujtuar se pakicat kombëtare mbeten të nënpërfaqësuara në institucionet shtetërore të Serbisë.

Gjithashtu, raporti ka evidentuar edhe gjuhën e urrejtjes në media, përfshrirë nga deputetët e Kuvendit të Serbisë, kundër pakicave kombëtare. Në raport është përmendur edhe çështja e gjuhëve të pakicave kombëtare, krahas rëndësisë së funksionimit të duhur dhe pavarësisë së këshillave të pakicave kombëtare në Serbi. (AP)

copy(/home/titulli/public_html/images/image/resheva-rrethi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Qeveria e Kosovës miraton buxhetin e vitit 2025, për Luginën parashihen 4 milion euro?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration