Riza Halimi: Vizita e Ramës theu akullin
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi, deputet shqiptar në Kuvendin e Serbisë, ka thënë se vizita e Ramës ka krijuar kushte për bashkëpunim intensiv ndër-shtetëror midis Serbisë dhe Shqipërisë.Halimi, u ka thënë gazetarëve të martën se vizita e Edi Ramës në Preshevës ka dërguar një mesazh të qartë se Shqipëria më shumë se kurrë më parë do të kujdeset për shqiptarët në Serbi. Sipas tij, me këtë vizitë është thyer akulli mes dy vendeve, transmeton lajmi.net.
Deputeti tjetër shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, duke folur për agjencinë e lajmeve Beta, ka thënë se ndër mesazhet më të rëndësishme që janë dëgjuar kryeministri shqiptar, janë ato se, do të dyfishohen kuotat e regjistrimit të studentëve nga Presheva dhe Bujanoci në Universitetin e Tiranës, si dhe njoftimin e nënshkrimit të marrëveshjes në mes të Serbisë dhe Shqipërisë për njohjen reciproke të diplomave. /Titulli.com/