Lokale
“Riza Halimi dha instruksione për burgosjen e shqiptarëve”
Përfaqësuesi i këshillit të Partisë Liberale Demokratike në Preshevë, Kujtim Sadriu , sot gjatë një konference për gazetarë ka akuzuar deputetin dhe kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik Riza Halimi për burgosjen e shqiptarëve të komunës së Bujanocit më 4 maj të këtij viti.
Ai gjatë konferencës për gazetarë tha se “dyshon që Riza Halimi të ketë dhënë instruksione për arrestimin e ish pjesëtarëve të UÇPMB-së në komunën e Bujanocit gjatë fushatës parazgjedhore”.
“Nuk mund të anashkalojë dyshimet e zotëriut deputet se ka dhënë instruksione për arrestimin e ish pjesëtarëve të UÇPMB-së në fushatën parazgjedhore e sidomos ndaj këshilltarit të partisë së vet në fshatin Tërnoc, vetëm e vetëm për të arrit qëllimet e veta që të jetë në pushtet si në Bujanoc po edhe në Beograd”, ka thënë me këtë rast drejtuesi i këshillit të PLD-së në Preshevë.
Sadriu e quajti demaskim bashkëpunimin haptas të deputetit Halimi me kryeministrin Ivica Daçiq, siç tha ai “me të vetmin qëllim për të ardhur në pushtet”.
Ai tha po ashtu se Daciq ka gjet përkrahje prej disa politikanëve shqiptarë në Luginë në krye me Riza Halimin, të cilët po ia mundësojnë që këtë rajon ta mbajnë të destabilizuar për qëllime personale dhe partiake.
“U vërtetua maska e deputetit me votat e vjedhura e të huazuara nga ky pushtet, gjegjësisht nga kryeministri Ivica Daciq, i cili njeri nuk ngopet me arrestimin e të rinjve shqiptar të pafajshëm. Deputeti me partnerët e koalicionit harroi se çfarë deklaroi në fushatën parazgjedhore, ngriti zërin për të drejtat dhe liritë e njeriut e sidomos të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, kurse tani e tëra na doli në shesh”, tha Sadriu .
Sipas tij, “shumë herë deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë ka bojkotuar daljen në zgjedhje, regjistrimin e popullsisë duke veshur edhe bluza të zeza të shkruara “I am terrorist too !”, duke gjykuar bashkëpunëtorin e tij Ivica Daciq, ndërsa tani nga ana tjetër i bëhet servil Daciqit duke u kënaqur bashkë me ta për dënimin që morën shqiptarët e Luginës së Preshevës në Beograd”, tha mes tjerash në konferencë, Kujtim Sadriu.
Deputeti dhe kryetari i PVD-së Riza Halimi, deri në këto momente nuk ka reaguar ndaj dënimit me 116 vite të shqiptarëve të Luginës që ia shqiptoi të mërkurën Gjykata e Lartë për krime të Luftës në Beograd./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/09/arrestimet-bujanoc.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!