Rikthehet organizata turke “TIKA” në Bujanoc, ndihma e parë shkon për Bilaç
Lokale

Rikthehet organizata turke “TIKA” në Bujanoc, ndihma e parë shkon për Bilaç

26.Aug.2020 15:31
0

Kryetari i komunës së Bujanocit,  Nagip Arifi ka mirëpritur përfaqësuesit e Agjensionit turk TIKA në Beograd  të kryesuar nga koordinatorja e programit Çagla Gultekin Tosbat, shkruan Titulli.com.

Sipas një njoftimi të publikuar nga komuna e Bujanocit thuhet se është biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit mes TIKA-s dhe komunës së Bujanocit që për disa vite të kaluara ishte zbehur.

Gjatë takimit u diskutua edhe realizimi i shumë projekteve me rëndësi të veçantë për qytetarët, në mesin e tyre edhe implementimin i projekteve për mbrojtjen e ambientit jetësor, i cili do të fillojë muajin e ardhshëm.

“Premtimi i sotëm ishte  për një kamion mbeturinash të cilin do ta sigurojë TIKA ndërsa do të shfrytëzohet për grumbullimin e mbeturinave në fshatin Bilaç, kurse kontejnerët do ti sigurojë komuna e Buajnocit” u shpreh pas takimit kryetari Arifi.

Kjo ishte vizita e parë e një delegacioni të organizatës shtetërore TIKA pas formimit të shumicës së re në komunën e Bujanocit./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/rifi-tika.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Kuvendi i Preshevës seancë të jashtëzakonshme, përpjekje për ta shkarkuar Shqiprim Arifin ( marrëveshja)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration