Lokale
Rexhepi: Do ta çojmë kufirin deri në Vranjë
Kryetari i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare Orhan Rexhepi ka thënë për JUGpress se “Ivica Daçiq në katër vitet e fundit më së shpeshti ka vizituar Preshevën dhe Bujanocin, edhe ate sa herë duke arrestuar të rinjtë e pafajshëm shqiptarë”.
“Tash si po shihet po dëshiron të ndryshojë strategji, paralajmëron se do të vijë për të shembur diçka. Ne do të jemi më të kulturuar se ai, duke lëvizur kufirin për rreth 40 kilometra në drejtim të Vranjës, në mënyrë që t’ia shkurtojmë rrugën për të ardhmen kur të niset për të ardh në këto treva”, ka porositur Rexhepi.
Kryetari i LKSH-së, para se të hynte në politikë ishte dhe njëri prej komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/vranje.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!