Rexhepi: Diskutimet për buxhetin e komunës dhe premtimet po rezultojnë si “flluska sapuni”
Driton Rexhepi, ish kandidat për kryetar të komunës së Bujanocit nga PVD përmes një postimi në facebook shprehet për diskutimet që po bëhen lidhur me hartimin e buxhetit për vitin 2021.
Ai përmend premtimet që ka bërë Partia Demokratike duke vlerësuar mes tjerash se mbulimi i shpenzimeve të udhëtimit të të punësuarve në institucionet arsimore është obligim ligjor i vetadministrimit lokal.
Ky është postimi i plotë i Driton Rexhepit:
"Ditë të mira", premtime që u bënë...!!!
Askush nuk ka premtuar kaq shumë dhe më pas si duket po rezultojnë si “flluska sapuni”, sa qeverisja " Ditë të mira po vijnë".
Diskutimet për draft-buxhetin e vitit 2021 të vetadministrimit lokal kanë filluar.
Dhe ja premtimet perlë që u bënë në segmentin e arsimit:
-Shujta falas për të gjithë fëmijët në institucionet parashkollor (faqe 9)
-Hapja e paraleles në gjuhën shqipe në shkollën e muzikës në
Bujanoc,
-Organizimi i transportit falas për nxënësit e shkollës së mesme,
-Uniforma për nxënësit në të gjitha institucionet shkollore,
-Qendra informative për këshillim dhe orientim të nxënësve për
studime universitare
-Fondi për studime etj...
Mbulimi i shpenzimeve të udhëtimit të të punësuarve në institucionet arsimore është obligim ligjor i vetadministrimit lokal rritja e këtij pozicioni në buxhetin e 2021 është kategori e imponuar prej Kontratës kolektive kurrsesi nuk varet prej vullnetit tuaj!
Këto premtime e të tjera do të shtrohen në seancën e radhës së KK Bujanocit gjatë diskutimeve për buxhetin e vitit 2021!
Linku ku gjindet programi dhe premtimet elektorale: partiademokratike.info/programi