Reportazh: Stambolli, një pritje vëllazërore..?
Lokale

Reportazh: Stambolli, një pritje vëllazërore..?

09.Jun.2013 11:43
0
Stambolli pa dyshim është njëri ndër qytetet më të vizituara në Evropë nga turistët anë e mban globit tonë. Stambolli një vend fantastik dhe me një eufori zhvillimi ekonomik të pa parë arrin që çdo ditë të thith mbi tre milion turist nga e gjithë bota. Dy aeroportet kryesore në Stamboll në çdo minutë pranon nga një aterrim të airpoplaneve të ndryshëm. Organizata Evropiane e Turizmit për vitin 2012-2013 Stambollin e shpall qytetin më shumë të vizituar në Evropë, më 3.2 milion turistë në ditë. Kjo shifër cilësohet si rekord më vetë dhe një rritje galoponte e vizitorëve në krahasim me vitin e shkuar kur u vizitua nga 2.7 milionë banorë. Qyteti historik është shtëpia e rreth 19 milionë banorëve dhe vazhdon të rritet, Stambolli në një rritje të shpejtë ekonomike dhe për më tepër në një vetësiguri të madhe, që vjen prej tregut të tyre të stërmadh. Po për çfarë morëm kohën të shkruajmë këtë reportazh, pa dyshim i’a vlen të shkruajmë për këtë qytet të madh sepse vizitohet nga miliona e ndër ata miliona ishte edhe grupi prej 15 të rinjve nga komuna e Bujanocit, të cilët patën rastin që për katër ditët e qëndrimit në Stamboll, kanë vizituar vendet më historike dhe më të frekuentuar nga turistët. Kjo fal Organizata Kulturore Humanitare “Vëllazërimi” nga Bujanoci e cila me ndihmën e organizatave simotra nga Turqia në fillim të muajit maj të këtij viti kanë marrë pjesë në programin njëjavorë në Stamboll të Turqisë, i cili është organizuar nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Partisi) e kryeministrit turk, Taip Erdogan. Kryetari i organizatës “Vëllazërimi”, Ibrahim Rrustemi është shprehur i kënaqur që me ndihmën e organizatave simotra në Turqi ka arritur t’i sigurojë shpenzimet për gjithë grupin. “Kjo është hera e parë që kemi dërguar të rinjtë tanë në shtetin e Turqisë për një vizitë të këtillë, dëshira e madhe e këtyre dhe sinqeriteti i shprehur na ka obliguar neve si organizatë të bëjmë të mundur shkuarjen”, ka thënë Ibrahimi për media gjatë qëndrimit në Stamboll. [caption id="attachment_75822" align="aligncenter" width="768"]Aktivist të Organizatës "Vëllazërimi", gjatë vizitës në Stamboll Aktivist të "Vëllazërimit", gjatë vizitës në Stamboll,[/caption] Në kuadër të programit janë bërë dhe vizita të ndryshme edhe nëpër institucionet shtetërore të Turqisë, gjithashtu ka pasur raste që të zhvillohen dhe takime me të cilat ka bashkëpunime “Vëllazërimi”.  Zona me e vizituar nga turistet ne Stamboll është ajo Xhamia e Sulltan Ahmetit me e vizituar ne Stamboll u ndërtua nga 1609 – 1616, dhe njihet si Xhamia Blu për shkak te 20.000 pllakat blu qe zbukurojnë tavanin e saj. Këtë zonë e kishin rastin ta vizitonin dhe grupi shqiptar prej 15 të rinjsh nga Bujanoci nga i cili i ndan të kënaqur. Grupi ka vizituar dhe Muzeun Ayasofya - Hagia Sophia, dikur kisha me e madhe ne boten kristiane, deri kur u kthye ne xhami ne vitin 1453, është tashme një nga muzetë me mbreselenes te Stambollit.  Gjithashtu dhe Rruga İstiklal është një nder rrugët pedonale me te gjata dhe me te populluara ne Stamboll dhe është një vend i shkëlqyer për te pire një kafe, për shoping, për te admiruar monumentet përgjatë saj, për te shkelur ne rrugën e famshme ku kalonte Ezel. Mund te përziheshin me turmën ose te merrni tramin historik qe kalon përgjatë gjithë gjatësisë se saj nga Tuneli deri ne sheshin Taksim. Ne mbrëmje kjo zone behet shume e gjalle, mbushur me bare, restorante dhe klube nate. Kanë vizituar Ngushticën e Bosforit që ndan Sambollin evropian nga ai aziatik. Kjo është ngushtica me e ngushte ne bote e përdorur për lundrime internacionale. Një nga aktivitetet me te bukura ne këtë pjese te qytetit, është udhëtimi me anije përgjatë ngushticës nga deti Marmara deri ne Detin e Zi, ku mund te admirohen nga deti rrethinat buze detit, duke përfshire Besiktas, Ortaköy, Emirgan dhe Bebek, te cilat zbukurojnë vijën bregdetare. [caption id="attachment_75829" align="aligncenter" width="614"]ura e bosforit Ura e Bosforit-Stamboll[/caption] Ngushtica mbaron ne detin e Zi ku ndodhen disa nga plazhet me te bukura te rajonit, si Kilyos ne anën evropiane dhe Sile ne anën aziatike. Disa nga monumentet me te rëndësishme qe admiroheshin mrekullisht nga grupi dhe jo vetëm, përveç Xhamive ne Sultanahmet ishin edhe Pallati Beylerbeyi, pallati Dolmabahçe, Xhamia Ortakoy, Fortesa Rumeli, etj. Grupi është vendor në njërin nga hotelet e bashkësisë së Stambollit “Sosyal Tesisi” në lagjen e Seytinburno, ku kanë takuar dhe shumë shqiptar që jetojnë në atë lagje e që nuk ishin të pakët. Prania e shqiptarëve etnikë në Turqi është një trashëgimi e mbetur nga periudha e Perandorisë Osmane. Që nga fundi i shekullit të XIX-të, populli shqiptar në Ballkan emigroi për në zemër të Anatolisë, për shkak të luftërave dhe presioneve politike që kanë hasur vendet e tyre. Turqia, veçanërisht gjatë periudhës republikane, lejoi emigrimin e shqiptarëve etnikë në vend. Historia Osmane, veçanërisht e shkruar nga nacionalistë, mallkon shpesh përfshirjen e shqiptarëve myslimanë në rebelimet e shekullit të XIX-të që rezultuan në toka të ndryshme në Ballkan, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, në të cilat ushtria Osmane humbi kontrollin. Ndërkohë që të dyja palët kanë ndërtuar mite dhe armiqësi kombëtare që kanë mbetur në retorika të qarqeve dhe politika nacionaliste kombëtare, njerëzit e zakonshëm kanë vazhduar një marrëdhënie vëllazërore me njëri-tjetrin. Lidhjet ndër personale dhe transnacionale, të ndërtuara pas emigrimit masiv të shqiptarëve, sidomos nga Jugosllavia në Turqi, kanë luajtur rol të madh në këtë gjë. Për këtë qëllim, Turqia pothuajse asnjëherë nuk ka pasur problem me shqiptarët si minoritet. Për këtë kanë luajtur rol dy faktorë. Në radhë të parë, emigracioni i shqiptarëve u pranua nga Turqia sepse këta shqiptarë kishin deklaruar, përmes vizave që kishin marrë nga trupi diplomatik turk në Jugosllavi, se ata ishin etnikisht turq. Kjo ishte pjesërisht e vërtetë, sepse ato mund të flisnin gjuhën turke; turqishtja ishte folur në vendin e tyre që në kohën kur ato kishin qenë të pushtuar nga osmanët. Përveç kësaj kultura e tyre ishte e përzier me kulturën turke, dhe kështu nuk kishte shumë dallime jeta urbane shqiptare nga jeta urbane turke, dallimet ishin të dukshme vetëm në jetën që bëhej në fshat. Shqiptarët, kanë qenë gjithmonë bashkëpunues për lulëzimin e Turqisë, ishin të lumtur të ishin pjesë e një kombi, himni i të cilit ishte shkruar nga një shqiptar, Mehmet Akif Ersoj. [caption id="attachment_75832" align="aligncenter" width="768"]“Zafer” Mahalla e njohur si lagja e shqiptareve “Zafer” Mahalla e njohur si lagja e shqiptareve[/caption] Kthehemi tek udhëtimi dhe vizitat. Gazetari nga Bujanoci, Valon Begzadi që ishte në mesin e grupit, ka udhëtuar dhe në qytetin e Bursës. Atje ai ka takuar shumë shqiptar nga Lugina e Preshevës. Lagja “Zafer Mahalla” në Brus, njihet si lagja e shqiptarëve, ku dhe së shpejti do të bëhet qendra e Brusës, sepse në afërsi të saj do të ndërtohet objekti i komunës së Bursës dhe vetë kryetari i saj është me prejardhje shqiptare nga rrethi i Shkupit. Në këtë lagje gazetari Begzadi ka takuar shumë familje nga fshati Turi dhe Tërnoc, që kanë emigruar në Turqi prej dekadash. Ka takuar familjen e Haxhi Velis nga Turia cili ka emigruar në Turqi nga viti 1930 e që është vendosur në atë lagje dhe ka kontribuar shumë. Haxhi Velia, kishte ndërtuar shtatë mëhalla në atë lagje dhe ka nderuar xhamin e cila dhe ende e mban emrin e tij. [caption id="attachment_75835" align="aligncenter" width="672"]Djemtë dhe nipat e Haxhi Velis (Përveç atij te mesit i cili edhe nga Ternoci) te gjithë nga fshati Turi Djemtë dhe nipat e Haxhi Velis (Përveç atij te mesit i cili edhe nga Ternoci) te gjithë nga fshati Turi[/caption]   [caption id="attachment_75836" align="aligncenter" width="672"]Valoni (gazetar) me bashkevendas nga Turia  me qendrim ne Turqi Valoni (gazetar) me bashkevendas nga Turia me qendrim ne Turqi[/caption] Familjarët me prejardhje nga Turia, më të vjetrit kishin ruajtur gjuhën dhe zakonet, disa merreshin me biznese të ndryshme. Begzadi ishte vendosur në familjen e Isa Kumova, nga Tërnoci gjegjësisht në shtypin e Xhevat Kumova, që ka lidhje familjare me ta. Isa Kumova dhe ai një kontribuues i madh siç ka themeluar në atë lagje Shoqërinë Kulturore Artistike “Zafer” e shumë shqiptar të tjerë në atë lagje./Valon Begzadi/ [caption id="attachment_75833" align="aligncenter" width="672"]Valoni (gazetar)  me te rinjtë shqiptar ne Bursë e qe kanë prejardhje nga ana e djathtë, Fetah Kumova nga Ternoci, Emin Emini nga Miratoca, Sebahattin Shakir nga Kumanova dhe Isa Tahsim Kumova nga Ternoci Valoni (gazetar) me te rinjtë shqiptar ne Bursë e qe kanë prejardhje nga ana e djathtë, Fetah Kumova nga Ternoci, Emin Emini nga Miratoca, Sebahattin Shakir nga Kumanova dhe Isa Tahsim Kumova nga Ternoci[/caption] [caption id="attachment_75834" align="aligncenter" width="672"]  Ne foto dy nipat e Isa (Ibrahim) Kumovës, Telat, Xhevat dhe Resmie Kumova Ne foto dy nipat e Isa (Ibrahim) Kumovës, Telat, Xhevat dhe Resmie Kumova[/caption] [caption id="attachment_75838" align="aligncenter" width="672"]Djemtë dhe nipat e Haxhi Velis (Përveç atij te mesit i cili edhe nga Ternoci) te gjithë nga fshati Turi Djemtë dhe nipat e Haxhi Velis (përveç atij te mesit i cili edhe ai nga Ternoci) te gjithë nga fshati Turi[/caption] Një pritje sa vëllazërore aq dhe bujarecopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/06/istanbul-turkey.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Arifi: Shqipëria nuk ka bërë sa duhet për Luginën
Nagip Arifi, 365 ditë qeverisje (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration