REL:  61.000 shqiptarë jetojnë në Serbi, 233 anëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme
Lokale

REL: 61.000 shqiptarë jetojnë në Serbi, 233 anëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme

14.Aug.2024 20:07
0

Regjistrimi i vitit 2022 tregoi se më shumë se 61.000 shqiptarë jetojnë në Serbi, kryesisht në tri komuna në jug të Serbisë - Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Përfaqësuesit politikë të komunitetit shqiptar nga këto tri komuna, që njihen edhe me termin Lugina e Preshevës, shpesh e kanë theksuar diskriminimin administrativ nga autoritetet në Serbi.

Sipas të dhënave nga Plani i Veprimit, në të cilin REL-i kishte qasje, nga gjithsej 800 anëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme në tri komunat në jug, 233 vijnë nga komuniteti shqiptar.

Kamberi thotë se në konkursin e fundit për gjyqtarë në Gjykatën Themelore në Bujanoc morën pjesë dy kandidatë nga komuniteti shqiptar dhe nuk u pranuan, edhe pse kishin nota të njëjta me kandidatët e tjerë.

“Situata është e ngjashme edhe në institucionet tjera”, thekson Kamberi.

 

Në fund të vitit të kaluar, përfaqësuesit shqiptarë vunë në dukje një rritje të numrit të pasivizimeve, gjegjësisht çaktivizimit të adresave të shqiptarëve nga policia serbe, duke akuzuar autoritetet për fshirje të paligjshme të qytetarëve të komunitetit shqiptar për t’iu mohuar të drejtat elementare.

Përfaqësuesit e Qeverisë e mohuan një gjë të tillë.

Problemi i çaktivizimit të adresave përmendet në raportin e Komisionit Evropian për Serbinë në vitin 2022, në pjesën që ka të bëjë me respektimin e të drejtave të pakicave.

Shaip Kamberi thotë se në Kuvendin e Serbisë ka dorëzuar katër iniciativa ligjore lidhur me përdorimin e simboleve të pakicave kombëtare, gjuhës, pjesëmarrjen e pjesëtarëve të pakicave në institucionet gjyqësore në Bujanoc dhe Preshevë, si dhe ndryshimin e Rregullores së Kuvendit të Serbisë, procedurën për formimin e grupit parlamentar të pakicave kombëtare me tre në vend të pesë deputetëve sa kërkohen aktualisht.

Të gjitha këto nisma, thotë ai, e kanë kaluar procedurën në komisionet parlamentare, por ende nuk kanë arritur të futen në rend dite të Kuvendit.

“Kjo tregon se në Beograd nuk ka gatishmëri për zgjidhjen e këtyre çështjeve”, thotë Kamberi.

Qeveria e Serbisë, Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, nuk iu përgjigjën kërkesës së REL-it për të komentuar kërkesat që komuniteti shqiptar i paraqiti në protestën e 12 gushtit.

Protesta e mbajtur në Bujanoc më 12 gusht.
Protesta e mbajtur në Bujanoc më 12 gusht.

Fërkimet lokale

Në radhët e para të protestës së mbajtur në qendër të Bujanocit ishin përfaqësues të disa partive politike të komunitetit shqiptar – përveç Partisë për Veprim Demokratik të Kamberit, ishin edhe anëtarë të Partisë Demokratike të Nagip Arifit dhe Lëvizjes për Progres Demokratik të Shqiprim Musliut. E përbashkëta e tyre është se të gjitha partitë janë në opozitë në Bujanoc.

Drejtori i Qendrës joqeveritare për monitorim dhe hulumtim në Preshevë, Kujtim Sadriu, thotë për Radion Evropa e Lirë se pjesëtarët e komunitetit shqiptar në jug të Serbisë kanë shumë arsye për të protestuar.

“Para së gjithash, ka diskriminim administrativ ndaj shqiptarëve, sidomos kur bëhet fjalë për pasivizimin e adresave, që është përgjegjësi e Ministrisë së Punëve të Brendshme”, thotë Sadriu.

Mirëpo, ai shton se protesta në Bujanoc ishte një tubim opozitar i aktorëve politikë të cilët, siç thotë Sadriu, “kanë qenë në pushtet për gati dhjetë vjet.”

“As që e kishin menduar të organizonin një protestë të tillë kur ishin në pushtet”, shton Sadriu.

Sipas fjalëve të tij, bëhet fjalë për një balancim politik të forcave mes partive politike shqiptare.

 

Trupi Koordinues për Jugun e Serbisë në deklaratën e tij vlerësoi se protesta nuk ka të bëjë me të drejtat e kërcënuara të komunitetit shqiptar, por “me largimin e Shaip Kamberit, Nagip Arifit dhe Shqiprim Musliut në Komunën e Bujanocit dhe çuarjen në opozitë”.

Shaip Kamberi thotë se të gjitha kërkesat e paraqitura në protestë janë pjesë përbërëse e Planit prej 7 pikash, “i cili është rezultat i bashkëpunimit të të gjitha partive politike shqiptare”.

“Kjo tregon se nuk bëhet fjalë për një luftë politike brenda bllokut tonë, por për kërkesa themelore për të drejtat themelore të garantuara me Kushtetutë”, thotë ai.

Siç raportoi gazetari i REL-it nga vendi i ngjarjes, në protestë, por larg rreshtave të parë, ishte edhe kryetari aktual i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti. Partia e tij, Fronti për Ndryshim, mori pushtetin lokal në Bujanoc në fund të korrikut 2024.

Me këtë përfundoi mbretërimi prej dy dekadash i partive të Shaip Kamberit dhe Nagip Arifit në Bujanoc.

Pajaziti formoi qeverisjen lokale me këshilltarët e Partisë Progresive Serbe (SNS), e cila ka qenë në pushtet në nivel republikan për 12 vjet. Për shkak të kësaj, ai ishte cak i kritikave nga partitë shqiptare të opozitës.

Pajaziti nuk iu përgjigj thirrjeve të REL-it për të bashkëbiseduar për këtë temë.

Paraprakisht, në prill të vitit 2024, Komuna e Preshevës ra në krizë politike, pasi Kuvendi Komunal u shpërnda dhe kryetarit të atëhershëm të komunës, Shqiprim Arifi, iu ndërpre mandati.

 

Qeveria e Serbisë vendosi Autoritetin e Përkohshëm, të cilin Arifi e cilësoi si “largim me forcë” dhe diskriminim ndaj shqiptarëve.

Pas zgjedhjeve lokale, kryetare e Komunës së Preshevës u bë Ardita Sinani nga Partia për Veprim Demokratik e Kamberit./REL/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ujanoc-protesta-12.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Protesta në Bujanoc, cilat ishin kërkesat e tyre
Përse gazi natyror nga Rusia ende rrjedh drejt Evropës përmes Ukrainës?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration