Lokale
“Regjistrimi i popullsisë në Luginë në vitin e ardhshëm”
Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, ka deklaruar për mediat serbe se është reale që regjistrime i ri i popullsisë në këto komuna të mbahet vitin e ardhshëm.
"Planifikohet që të bëhet regjistrimi sipas kritereve ndërkombëtare. Që të zgjidhen problemet në kuadër Kushtetutës dhe të konventave ndërkombëtare, që regjistrimi të nis me marrëveshje me shqiptarët lokalë dhe me prezantimin e bashkësisë ndërkombëtare si dëshmitar”, ka thënë Stankoviq për RTS.
Stankoviq ka deklaruar sot se bisedimet me përfaqësuesit e shqiptarëve në këto tre komuna do të vazhdojnë shumë shpejt.
"Bisedimet kanë për qëllim që të zbatohet e gjithë ajo çka në 12 vjetët e kaluara është dakorduar me shtetin, në mënyrë që këto tri komuna të funksionojnë si komunat e tjera”, ka thënë Stankoviq dhe ka shtuar se jemi marrë vesh që në çdo tre muaj të bëhet analiza dhe të shihet se çka është përmbushur nga marrëveshjet./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/12/regjistrimi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!