Refugjatët në Preshevë përfitojnë kartela Master Card
Lokale

Refugjatët në Preshevë përfitojnë kartela Master Card

01.Feb.2016 15:17
0
Ministri për punë dhe çështje sociale në qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, dhe përfaqësuesit e organizatës ndërkombëtare humanitare "Mercy Corps", kanë vizituar sot Qendrën e pranimit në Preshevë, ku kjo organizatë ndau kartela pagesore për refugjatët, njofton agjencia e lajmeve Tanjug, transmeton Titulli.com.

“Mercy Corps” ka filluar pilot projektin që do të zgjasë dy muaj, dhe në kuadër të këtij projekti refugjatëve të rrezikuar do t’i ndahen 1.600 kartela Master Card.

Siç shkruan Tanjug, përveç refugjatëve, një numër të kartelave do ta marrin edhe qytetarët tonë që i përkasin grupit të rrezikuar social.

Ministri Vulin ka thënë se i gjithë projekti kushton 270 mijë euro, do të realizohet në dy muajt e ardhshëm dhe do të përfitojnë kategoritë e rrezikuara.

Familjet do të marrin kartelë me vlerë 210 euro, ndërsa individët kartelë me vlerë 70 euro.

“Ata këto mjete do të mund t’i shpenzojnë kudo, por natyrisht pjesa më e madhe e parave do të shpenzohen tek ne. Kjo është një ndihmë direkte për refugjatët, por edhe ndihmë indirekte për sistemin tonë. Përveç kësaj, 10 për qind të vlerës së përgjithshme të projektit do t’i ndahet familjeve të rrezikuara sociale dhe për këtë i jemi shumë mirënjohës organizatës Mercy Corps”, ka thënë Vulin.

Menaxherja e projektit të “Mercy Corps”, Rebecca Thompson ka vlerësuar se kjo ndihmë jep rezultate të trefishta.

Ajo pret që kjo organizatë do të vazhdojë të ndihmojë refugjatët në Preshevë edhe pas dy muajve./tanjug/

Në Vranjë hapet fabrika me 1.250 vende të reja pune
Qeveria e Serbisë ndan 250 milionë dinarë për Luginën e Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration