Reagon Salihu: Nuk jam këshilltarë e as zëvendësdrejtor
Kryetari i sapo zgjedhur në Komisionin për Kulturë pranë Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Naim Salihu, ka reaguar ndaj artikullit të Shoqërisë Civile “Perspektiva”- “Homo duplex-at nacionalë”, në të cilin përveç kësaj detyre, është shkruar se mban edhe postin e zëvendësdrejtorit të Shkollës Fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, si dhe anëtar i Këshillit Komunal, në Bujanoc.
“Unë nuk mbajë kurrfarë funksioni tjetër veç zgjedhjes si kryetar i Komisionit për Kulturë në KKSH dhe më herët i zgjedhur si kryetar mbikëqyrës në RTB”, i tha Titullit, Naim Salihu.
Ai nënvizoi se postet në të cilat thuhet se është i përzgjedhur, zëvendësdrejtorit të Shkollës Fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, si dhe anëtar i Këshillit Komunal, në Bujanoc, nuk janë të vërteta dhe nuk qëndrojnë. /Titulli.com/
Postet e dyfishta i takojnë edhe kryetarit të organit të ri Ekzekutiv të KKSH, Shukri Ymeri, i cili njëkohësisht është edhe drejtor shkolle në Preshevë dhe Arbër Pajaziti, shefi i kabinetit të kryetarit Nagip Arifi, zgjidhet zëvendës i Ekzekutivit të këtij institucioni.
Në krye të Komisioni për kulturë, për kryetar u caktua Naim Salihu, i cili mban postin e zëvendësdrejtorit të Shkollës Fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, dhe postin e anëtarit të Këshillit Komunal, në Bujanoc.
Ndërkaq, kryetar i Komisionit për informim dhe botime Hevzi Ramadani, ish gazetar, tani sekretar pranë RTV Preshevës.
Një tjetër kryetar i Komisionit për përdorim zyrtar të gjuhës shqipe dhe shkrimit të saj, u zgjodh Riza Fetahu, i panjohur për funksione dhe kryetar i Komisionit për rini dhe shoqëri civile, Mukarrem Ahmeti, kryeredaktor i RTV “Bujanoci”.
Strukturat e reja të Këshillit Nacional Shqiptarë, me funksione të dyfishta a të trefishta, a me aftësi të kufizuara “mendore dhe profesionale”, nuk janë të denja të udhëheqin një Bashkësi Lokale, a mos të flasim për një institucion të lartë shtetëror.
Këto emërime të pazakonta kanë nxitur reagimin e menjëhershëm të Shoqërisë Civile “Perspektiva”, në Bujanoc, e cila assesi të pajtohet me këto ndryshime “hibride” të Këshillit Nacional Shqiptar për Luginë të Preshevës.
Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc .