Reagon PD, i griset materiali propagandues
Partia Demokratike po ballafaqohet me heqje dhe grisje të materialit propagandues. Nga shtabi zgjedhor i këtij subjekti politik njoftojnë se kjo është hera e dytë brenda një kohe të shkurtër, në fushatën parazgjedhore për Këshill Kombëtar Shqiptar, që koalicionit të Partisë Demokratike (PD) dhe Bashkimit Demokratik të Luginës (BDL), po i grisen posterat.Në orët e para të ditës së mërkurë, në shtabin zgjedhorë të PD-së është denoncuar rasti i dytë i përdhosjes së posterave.
“Persona të paidentifikuar ditë më parë në fshatin Tërnoc dhe mbrëmë në fshatin Lluçan, përgjatë orëve të vona të natës kanë hequr dhe grisur posterat e Partisë Demokratike, respektivisht te koalicionit PD-BDL”, thuhet në reagimin e PD-së, transmeton Titulli.
Partia Demokratike dhe Bashkimit Demokratik i Luginës kanë për qëllim zhvillimin e një fushate të qetë dhe qytetare e bazuar mbi ide, alternativa dhe projekte konkrete.
“Siç duket, ‘disave’ në kushte të mungesës së një platforme të besueshme për të paraqitur tek qytetarët, i ka mbetur veç të prodhoje incidente më qëllim tensionimin e situatës elektorale”, thuhet në reagim.
Koalicioni PD – BDL dënon rastet e tilla dhe bënë apel te të gjithë qytetaret, pa marr parasysh bindjeve politike, që të respektojnë rregullat e fushatës elektorale të çdo subjekti politik./Titulli.com/