Reagon LPD, policia ngritë padi
Lokale

Reagon LPD, policia ngritë padi

01.Nov.2014 14:32
0

 

Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD) përmes një kumtese të lëshuar sot ka reaguar ndaj aksionit të së premtes në Tërnoc të komunës së Bujanocit, ku u konfiskuan mijëra kilogramë duhan i papërpunuar.

“Ajo çfarë ndodhi dje në Tërnoc  është një presion i madh ndaj qytetarëve”, kështu fillon reagimi i LPD-së i dërguar në adresë të portalit informativ Titulli.

Për LPD-në dhe kryetarin e saj Jonuz Musliun, është i papranueshëm një veprim i tillë i policisë, “t’i  merret prodhimi i duhanit në shtëpi familjeve shqiptare, prej nga sigurojnë edhe bukën e gojës”.

“Këto veprime të policisë serbe ndaj qytetarëve janë të qëllimshme për të përshpejtuar migrimin e shqiptarë drejt vendeve të ndryshme të Evropës. Me këto veprime qytetarëve iu bëhet një presion i paparë deri më tash, iu ndalohet të merren edhe me bujqësi, ku pjesa më e madhe në këtë vend merren me këtë veprimtari”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LPD-së.

Nga ana tjetër zëdhënësi i Policisë në Vranjë, Dragan Stamenkoviq ka thënë se kanë konfiskuar katër tonë duhan dhe dy makina për grirjen e duhanit.

Ai ka nënvizuar se për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale,  duke u marrë me tregti të paligjshme, policia kundër personave në pronën e të cilëve është gjetur duhani, do të ngre kallëzim penal.

Stamenkoviq ka thënë se këto familje duhanin e kanë prodhuar pa leje paraprake dhe se ai ishte gati për shitje.

Nga ana tjetër, gjatë mbrëmjes së të premtes, ku iu konfiskua duhani familjes së Mesud Jusufit, Qani Avdiut e Sefer Avdiut, anëtarët e këtyre familjeve tërnocase thanë se duhani ishte i papërpunuar dhe po mbahej në tavan të shtëpisë, nga ku edhe e kishte konfiskuar policia.

“Duhani nuk ishte i grirë por në fleta ashtu siç e kemi mbledhë, arsyeja pse na u morë ishte se nuk kisha kontratë me Duvanskën”, i tha Titullit njëri prej të prekurve nga ky aksion i policisë.

Zëdhënësi Stamenkoviq ka thënë se duhani është konfiskuar me urdhër të gjykatësit komunal për procedurë paraprake dhe se i njëjti gjendet në depot e British American Tobacco, në Vranjë.

Lidhur me këtë ngjarje Lëvizja e Progresit Demokratik, duke e ditur gjendjen e rëndë ekonomike që mbizotëron në këtë rajon, pret reagimin e faktorit ndërkombëtar për të ndaluar, siç thuhet, “të këtij gjenocidi ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës”./Titulli.com/

Të rinjtë e (pa)kulturuar, në shtëpi të kulturës! (foto)
Spahiu: Rama dhe Thaçi i gënjyen shqiptarët e Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration