Reagojnë liderët e Luginës: Duhet të jemi të përfshirë në bisedimet e Brukselit
Lokale

Reagojnë liderët e Luginës: Duhet të jemi të përfshirë në bisedimet e Brukselit

12.Feb.2015 08:42
0
Liderët politik të Luginës së Preshevës kanë reaguar me rastin e fundit të vazhdimit të bisedimeve mes Kosovës e Serbisë të zhvilluara në Bruksel duke mos u përfshirë edhe Presheva, Bujanoci e Medvegja.

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka thënë se “pushtetet lokale në Bujanoc dhe Preshevë, më 19 prill, këto bisedime i kemi përshëndetur pasi që kemi menduar se ato do të ndikojnë pozitivisht për një stabilitet në të ardhmen, por gjithsesi që nga fillimi kemi kërkuar që pjesë e këtyre bisedimeve të jenë edhe ndonjë përfaqësues nga Lugina e Preshevës”, transmeton Titulli.

Ndërsa kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë, Jonuz Musliu është i zhgënjyer me politikat e qeverisë së Kosovës, kështu që këto bisedime i konsideron si të dëmshme për Kosovën e gjithsesi edhe për shqiptarët e Luginës.

“Aspak nuk jemi të barabartë me serbët e veriut edhe pse janë bërë disa marrëveshje në të mirë të shqiptarëve në Luginë, ato marrëveshje kanë mbet vetëm në letër dhe asnjëherë nuk janë implementuar” ka theksuar Musliu./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/716_669223985_jonuz%20musliu-nagip%20arifi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
OK Radio mbanë tribunën "Sundimi i Ligjit dhe Jugu i Serbisë"
Inicohet themelimi i Asociacionit të Mediave Online në Serbi, Titulli pjesë e kësaj nisme (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration