Lokale
Reagime nga diaspora shqiptare
Përmendorja e UÇPMB-së në Preshevë u vjodh nga xhandarmëria serbe
I nderuar z.kryetar i komunës së Preshevës, z.Ragmi Mustafa,
Të nderuar kryetarë të subjekteve politike që veproni në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë,
Të respektuar përfaqësues të OVL-së, familjarë të dëshmorëve,
Të nderuar qytetarë të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit,
Shumë të nderuar përfaqësues të ambasadave të BE-së dhe SHBA-së në Beograd
Në këto momente të rënda, që po i kalon Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, po shihet qartë, se ku është formula e së keqës që vazhdimisht po i përgadit Serbia. Edhe diaspora shqiptare, është trishtuar me "spektaklet" e radhës të xhandarmërisë serbe, të atyre, që u diktuan apo dirigjuan nga klika e kryekriminelit Millosheviq, për të hjekur përmendoren e paqes të vendosur me rastin e 100 vjetorit të shtetit shqiptarë. Urgjentisht diaspora shqiptare, të kryesuar nga dy shoqatat humanitare, që veprojnë në Zvicër, ajo e "Luginës së Preshevës" dhe "Medvegja", sot, pati një takim dhe unanimisht, dënojmë këtë akt të turpshëm, që e bëri Serbia, para syve të banorëve autoktonë dhe para faktorit ndërkombëtarë. Në asnjë moment, kurrën e kurrës, diaspora shqiptare, nuk ka qenë në gjum dhe as që do të jetë.Aktin i hjekjes së përmendores të dëshmorëvë të UÇPMB-së nga ana e qeverisë serbe, e konsiderojmë akt barbar të drejtuar kundër ndjenjave liridashëse të popullit shqiptarë në Luginë të Preshevës.
Përmendorja ishte dhe mbetet homazh i lirisë dhe paqës, simbol i dashurisë për lirinë, për të cilën emrat e njomë të skalitur në lapidar dhanë atë më të shenjtën -jetën. Hjekja e përmendores dëshmon vazhdimësinë e politikës antishqiptare serbe.
Qeveria aktuale serbe, duhet ta kujtojë, se me politika të tilla, gjithmonë ka dalur humbëse dhe kjo është vazhdimësi e kryekriminelit të tyre që vdiq me turp në burgun ndërkombëtarë të Hagës. Përmendorja e dëshmorëve, u vjodh nga xhandarët dhe u dërgua në vend të panjohur, por, toka aty mbet, aty do të mbetet përgjthmonë, sepse për ate, kanë dhënë jetën edhe dëshmorët. Sikur të vinin e gjithë Serbia, e kishte të pamundur, që të marrë me vete tokën shqiptare, sepse ajo gjithmonë ka qenë shqiptare dhe do të mbetet. Edhe kësaj here, i drejtohemi SHBA-së dhe Bashkimit Europian, që të jetë vigjilent, se shqiptarët, nuk po gëzojnë të drejtat elementare të tyre dhe në çdo moment po i rrezikohet jeta dhe e ardhmja. Po shpresojmë shumë, se edhe kësaj here, subjektet tona politike atje, të jenë unikë mes veti, të mos bien pre e provokimeve të ndryshme, nga ata që dijnë të trillojnë skenare të ndryshme "famoze".
Kjo qeveri, po shihet edhe njëherë, se shqiptarët po u pengojnë, e nuk është çudi, se do të kërkojnë që të mos fliltet shqipja edhe në rrugët e qytetit. Gjithashtu, qeverisë shqiptare në Tiranë dhe asaj në Kosovë, ua përkujtojmë, që të jenë më afër vëllezërve të tyre në këto troje etnike dhe të reagojnë edhe më shumë, si dhe të kërkojnë nga BE dhe SHBA, që ti gëzojnë të drejtat që u takojnë.
Politika shqiptare në Luginë duhet të jetë unike dhe të mos shikoj me inate njëri tjetrin… Ndërsa, ne si qytetarë, të jemi të matur, gjakëftoftë, sepse, pushteti aktual serb, nuk na mori historinë dhe as që do të mundet të na merr, po të kishte mundësi do e merrte, sepse është mësuar të vjedh histori, por, maskat e tyre edhe njëherë dolën në shesh, se nga regjimi i kryekriminelit janë ende në qeveri. Ne do të jemi në çdo moment koherent siç kemi qenë. Lutemi për paqe, lutemi që faktori ndërkombëtarë të ngrej zërin dhe të dënoj këto akte të kësaj qeverie serbe, e cila, po pretendon BE-në me mentalitet të vjetër. Shpresojmë shumë, se uniteti do ti mund ata që duan konflikte dhe problemi i Luginës së Preshevës, do të zgjidhet njëherë e përgjithmonë dhe të mos mbetet bomë e kurdisur.
Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës”, Zvicër dhe dega e saj në Bruksel
Shoqata Humanitare “Medvegja”, Fully, Valis-Zvicër
Kryesia e Akademisë Përkujtimore të UÇPMB-së, Zvicërcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/shhlp.png): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!