Reagim nga Kryesia e Këshillit të Xhamisë së Bujanocit
Vaid Limani, kryetar i këshillit të xhamisë së Bujanocit i zgjedhur me 2021 ka reaguar ndaj imamit të Xhamisë përmes një letre dërguar redaksisë së Titulli.com.
Ky është reagimi i Vaid Limanit dërguar redaksisë së Titulli.com në Facebook:
Reagim i Këshillit të xhamisë së Bujanocit ndaj imamit të xhamisë Ulvi Fejzullahu
Ne Këshilli i xhamisë së Bujanocit reagojmë ndaj veprimeve të imamit të xhamisë së Bujanocit i cili po vazhdon të pengon funksionimin e Këshillit të xhamisë.
Ne, dje më 3 mars 2021 ditë e enjte, pas namazit të ikindisë duke prezentuar për here të dytë këshillin dhe kompetencat e këshillit të xhamisë; imami Ulvi Fejzullahu përsëri pengoi këtë aktivitet, duke bërtitur para xhematit që të dalin jashtë dhe të mos e dëgjojnë këtë.
Përndryshe, këshilli i xhamisë së Bujanocit është themeluar nga xhemati i xhamisë së Bujanocit, me datën 30 shtator 2021, me procedura të rregullta, dhe duke u votuar në xhami nga xhemati i kësaj xhamie.
Ky këshill pastaj është verifikur dhe legjitimuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc, dhe është organ i vetëm legjitim në xhaminë e Bujanocit.
Xhamia e Bujanocit, për dy vite nuk ka patur këshill të xhamisë, kurse të gjitha kompetencat i kishte vetëm imami i xhamisë, e që është në kundërshtim të plotë me rregullat e xhamisë dhe vullnetin e xhematit.
Këshilli i xhamisë kemi thirrur dje kryesinë e xhamisë para xhematit për të prezantuar këto pika:
1. Prezantimin e listës me anëtarët e këshillit.
2. Prezantimi i bashkëpunimit me antarë të ish këshillit të xhamisë, dhe mundësia e zgjerimit të këtij këshilli me antarë të rinj.
3. Bashkërendimin e veprimeve në kuadër të xhamisë.
4. Etj.
E ftojmë imamin Ulvi Fejzullahu, që të bashkëpunon me këshillin e xhamisë, kështu për ti respektuar rregullat e xhamisë dhe vullnetin e xhematit të xhamisë, dhe të mos bëhet shkaktar i përçarjes dhe problemeve në xhaminë e Bujanocit.
Kryesia e Këshillit të xhamisë së Bujanocit
Kryetari: Vaid Limani
4 mars 2021