RD dënon dhunën ndaj shqiptarëve në Maqedoni
Lokale

RD dënon dhunën ndaj shqiptarëve në Maqedoni

04.Mar.2013 23:04
0
Rilindja Demokratike nga Presheva gjykon rastet e fundit të dhunës në Shkup, ndaj qytetarëve shqiptar që jetojnë në shtetin fqinj. Ky subjekt politik shqiptar ndjehet i shqetësuar me dhunën e ushtruar ndaj civilëve të paarmatosur siç janë fëmijët, gratë e pleqtë. Rilindja Demokratike kërkon zbardhen e aktorëve dhe daljen e tyre para drejtësisë, ndërsa nga Qeveria maqedonase lirimin e të arrestuarve të pafajshëm shqiptar./Titulli.com/

************************************************************************************************************************************************

Rilindja Demokratike

Këshilli i Përgjithshëm

PRESHEVË

I. Nr-zyr.

 rilindja demokratike presheve

 KOMUNIKATË 

Duke e përcjellur e vështruar me shqetësim të thellë  gjithëshqiptar gjendjen e tensionuar të vëllezërve tanë në ish Republikën Jugosllavë të Maqedonisë (FYROM)  e cila tërë afshin e fashizmit të vetë të patejkaluar antishqiptar e shfryn në gra, fëmijë, pleq e civil të paarmatosur, jemi thellësisht të shqetësuar për këtë që po ndodhë dhe shprehim indinjatën e thellë solidare. Rilindja Demokratik duke ju bashkangjitur politikës së dënimit të kësaj dhune nga subjekti politik mbarëshqiptar, dhunë e ushtruar nga qarqe të mirëorganizuara sllavomaqedonase me qëllim të vetëm frikësimin e dobësimin e popullit shqiptar andej tokave tona, deklaron e kërkon: - ish Republika Jugosllave e Maqedonisë të jetë më e përmbajtur dhe jo e njëanshmë në raportet ndëretnike në favor të sllavomaqedonasve, - që IRJM (FYROM) ti liron të gjithë ata shqiptar të arrrestuar që janë të pafajshmë dhe civil e qytetarë të rëndomtë, sepse me këtë politikë të dhunës që në e konsiderojm shtetërore do ta con vendin drejt një krize etnike-politike me përmasa të paparashikueshme për askënd, - kjo gjendje tregon se ende nuk është tejkaluar albanofobia, urrejta për “tjetrin” dhe paragjykimet racore kundër një kombi të tërë, - të marë masa penale dhe ti procedon penalisht të gjithë akterët e sulmeve kundër qytetarëve shqiptarë, shtetatas të saj dhe atyre ti jep dënimin e merituar, - që faktori politik shqiptarë, shoqëria civile, dhe i gjithë populli të jenë më të organizuar dhe me gjakëftohtësi ti përballojn e tejkalojn këto ngjarje joemancipuese maqedonase duke treguar një pjekuri qytetare shqiptare. Uniteti gjithëshqiptar kurdo herë ka qenë zgjidhja jonë, andaj sot është shume e nevojshme dhe imediate, me theks të vecantë duke aluduar në partnerin shqiptar të qeverisjes e cila ka përgjegjësi të mëdha dhe e cila duhetë të bëjë gjithë atë që është e mundur dhe e pamundur, - që bashkësia ndërkombëtare e akredituar në Shkup, të shton ndikimin e vetë mbi Qeverin e Gruevskit për paqëtimin e kësaj situate dhe moseskalimin në dhunë me përmasa edhe më të mëdha. Ne e dim se personeli diplomatik i bashksisë ndërkombëtar ka fuqin e tillë që ta frenon këtë qeveri aktuale e cila e ka humbur busullën që moti kohë, andaj edhe ajo ka një përgjegjësi për eliminimin e kësaj dhunë, në të mirë të proceseve europiane e ndërkombëtare.   Në Preshevë                                                                                   Kryetari i Kuvendit të Komunës së Me datë: 03.03.2013                                              Preshevës dhe Rilindjes Demokratike,    dr. Ramiza Latifi.    copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/03/f1_shkupi2-jpg1362385373.jpg): failed to open stream: No such file or directory
“PD gënjen qytetarët”
Në Mutivodë, vetëm me dokumente serbe
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration