Raporti Progresit i Komisionit Evropian flet për pakicën shqiptare në Serbi
Në raportin e progresit të Komisionit Evropian vlerësohet mes tjerash se në Serbi situata është më e përkeqësur se viteve të kaluara dhe shqetësim serioz mbetet dobësimi i sudimit të ligjit dhe mungesa për lirinë e shprehjes, raporton Titulli.com.
Redaksia e Titulli.com ka hulumtuar raportin e plotë në të cilin mes tjerash përmenden edhe disa çështje për pakicën shqiptare (sipas raportit elemente pozitive).
Në kapitullin për të drejtat themelore thuhet se implemtimi i planit aksional të Serbisë për realizimin e të drejtave të pakicave kombëtare duhet të përmirësohet legjislacioni për të avancuar të drejtat individuale ndaj këtij komuniteti.
Ky raport përmend anët pozitive për rritjen e Fondit për Pakicat Kombëtare, krijimin e kaltalogut për regjistrimin e emrave dhe mbiemrave shqip për regjistrim në regjistrat civil, shkruan Titulli.com.
Sipas raportit të progresit është bërë progress në fushën e edukimit të pakicave kombëtare për sigurimin e teksteve në gjuhën e tyre dhe këtu përmendet se janë siguruar 9 tekste në gjuhën shqipe dhe një set prej 24 teksteve në shqip për shkollimin fillorë.
Gjithashtu raporti lidhur me lirinë e shprehjes thotë se Serbia ka aprovuar strategjinë e re mediale në janar të vitit 2020 por implementimi i kësaj akoma s’ka filluar dhe nuk ka përparim në këtë aspekt.
Raporti i plotë i progresit për Serbië përmban 121 faqe në të cilën përfshihen 33 kapituj./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/erbia-raporti-ke.jpg): failed to open stream: No such file or directory