Raporti i Barnatores nuk kalon, ndahen mjete për xhaminë
Lokale

Raporti i Barnatores nuk kalon, ndahen mjete për xhaminë

26.Mar.2013 15:49
0
Keshilli komunal-Bujanoc2Këshilli Komunal (KK) i Bujanocit  sot ka mbajtur mbledhjen e pestë me radhë. Pikat që ngjallët më shumë diskutime ishin ato të Barnatores së qytetit Shqyrtimi i raportit të punës dhe ai financiarë për vitin 2012 ishte pika më e diskutuar e cila në fund nuk arriti të marrë pëlqimin e anëtarëve dhe u kthye me plotësim te këshilli drejtues. Kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi i cili drejtori mbledhjen, tha se ky raport duhet të kthehet në rishqyrtim pas lëshimeve që ishin bërë në te. Ndërsa, programi i punës me planin financiarë për vitin 2013 i Barnatores mori dritën e gjelbërt me kusht të plotësimit të disa kërkesave, siç ishte furnizimi i rregullt me barna i Malësisë së Bujanocit (Muhoc dhe Breznicë), si dhe propozimi që barnatorja në Tërnoc të punojë edhe gjatë pasdites. Edhe propozimi për plotësim dhe ndryshim të taksave lokale për vitin 2013 u shty për një mbledhje të ardhshme. “Kërkesa e Direkcionit është që të zvogëlohen tarifat për rreth 30 dinarë për trotuaret apo sipërfaqet publike që shfrytëzohen gjatë stinës së verës për kopshtet verore, si dhe për 20 për qind të zvogëlohen tarifat nëse është afati i përdorimit mbi një muaj”, u shpreh sekretari i Këshillit Komunal Murat Dalipi, i cili njëherit shtoi se kjo pikë do të dërgohet në plotësim që të bëhen konsultimet me drejtorinë e urbanizmit dhe drejtoratin e financave, pas së cilës do të duhet të shqyrtohet edhe në Kuvendin Komunal. Kërkesa e Këshillit Kombëtar Shqiptar për vazhdim të kontratës për qëndrim në hapësirat e tanishme mori përgjigje pozitiv të Këshillit Komunal me kusht që pagesa e qirasë të bëhet me rregull. KK bëri ndarjen edhe të mjeteve financiare për xhaminë e Bujanocit si dhe Kishës në Klenik. “Ishin edhe dy kërkesa, ajo e imamit të xhamisë së Bujanocit, kërkesa ishte për 600 mijë dinarë si dhe e kishës së Klenikut po ashtu me 600 mijë dinarë. Të dy kërkesat aprovohen nga 500 mijë dinarë me vendim që nga rezerva buxhetore të rriten pozicionet e Bashkësisë Islame dhe të asaj Ortodokse”, përfundoi sekretari i KK-së. Në mbledhjen e sotme kaloi edhe raporti i plotësuar financiarë për vitin 2012 i RTV Bujanocit, si dhe programi i punës me planin financiarë për vitin 2013 i Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/03/Keshilli-komunal-Bujanoc1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
"Shqiptarët e Luginës po shpërngulen, Prishtina e Tirana nuk po bëjnë asgjë"
Bizneset e Luginës synojnë tregun rajonal (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration