Ramadani: Raktualizimi i projektit të policisë multietnike dhe policisë në komunitet
Lokale

Ramadani: Raktualizimi i projektit të policisë multietnike dhe policisë në komunitet

09.Jan.2021 21:52
0

Kryetari kuvendi komunal në Bujanoc, Enver Ramadani përmes një postimi shpreht se largimi i policëve ndikon drejtpërdrejtë edhe ne sigurinë e përgjithshme.

Ky është postimi i tij i plotë në Facebook: 

Si pasojë e një klime ksenofobe e sistematike e institucioneve të sigurisë është i pa pranueshëm edhe suspendimi I 4 policeve shqiptar nga stacioni policor në Komunën e Bujanocit.

Veprimet e tilla nga drejtuesit e stacionit policor në Bujanoc ndikon drejtpërdrejtë edhe ne sigurinë e përgjithshme duke humbur edhe atë pak besim në këtë institucion I cili ka krijuar pabarazi në përfshirjen e drejt të pjesëtarëve nga gjitha bashkësitë etnike.

Në cilësinë e kryetarit të Kuvendit Komunal do të ushtrojë kompetencat dhe autorizimet ligjore për të iniciuar transparencë e llogaridhënie të stacionit policor në Bujanoc. Andaj kërkoj nga stacioni policor të ndërpres qasjen e diskriminimit ndaj policëve shqiptar edhe ashtu numrin e të cilëve e ka zvogëluar mjaft ndjeshëm po me të njëjtat arsyetime irracionale.

Njëkohësisht, ftoj bashkësinë ndërkombëtare në veçanti OSBE-në të bëjë vlerësimin e gjendjes në stacionin policor në Bujanoc dhe përfaqësimin e komuniteteve konform ligjeve në fuqi.

Gjithashtu konsideroj më se të nevojshme riaktualizimin e projektit të policisë multietnike dhe policisë në komunitet. Krejt në fund, duke u bazuar në reputacionin e policëve të suspenduar kërkoj që kthehen sa më shpejt që është e mundur.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/olicija.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mustafa: Ne duam polici të barabartë për barazi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration