Ramadani: Morrëm premtimin se Tirana do të financojë ndërtimin e palestrës sportive në Bujanoc
Kryetari i kuendit komunal të Bujanocit, Enver Ramadani me bashkëpunëtorë realizoi takim në bashkinë e Tiranës dhe mori premtimin se Tirana do të financojë në plotni ndërtimin e palestrës sportive të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc.
Postimi i plotë në Facebook nga Enver Ramdani:
Dita e mërkurë, shkruan një histori të re për Komunën e Bujanocit.
Nga vizita e fundit të zhvilluar në Bashkinë e Tiranës, morrëm premtimin nga kryetari Erijon Veliaj, që kryeqendra shqiptare – Tirana, do të financojë në plotni ndërtimin e palestrës sportive të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, projekt ky që kap vlerën mbi 500 mijë euro.
Ky është projekti i parë, që Bashkia e Tiranës do të financojë në Komunën e Bujanocit.
Le të jetë një fillim i mbarë dhe i hajrit që do të duhet të trashëgohet, kur vëllai i madh, ndihmon vëllain e vogël!
FALEMINDERIT TIRANA
FALEMINDERIT KRYETAR VELIAJ