Ramadani: I befasuar me punën e regjistruesve të popullsisë në komunën e Preshevës
Hevzi Ramadani, kryeshef i administratës kominale në Preshevë ka shkruar se procesi i regjistrimit të popullsisë po shkon mirë.
Postimi i plotë në Facebook nga Hevzi Ramadani, kryeshef i administratës komunale në Preshevë:
Sot përfundoi dita 5 e regjistrimit të popullsisë. Jam i befasuar me punën që janë duke e bërë regjistruesit nën udhëheqjen nga instruktorët e tyre. Ata për 12 orë gjatë ditës thuajse pa asnjë pushim janë duke u bërë heronjët tanë.
Sipas ecurisë së regjistrimit dhe numrave që si komision i regjistrimit kemi deri më tash në komunën e Preshevës është e mundur të dalim më shumë banorë se që kemi menduar.
Vetëm një lutje - mos ti bëjm presion regjistruesve sepse i pengojm në punën e tyre. Për një ditë nuk mund të regjistrohen të gjithë, kanë mbetur edhe 26 ditë.
Suksese vajza, suksese djema. Punë të mbarë!
copy(/home/titulli/public_html/images/image/evzi-ramadani.jpg): failed to open stream: No such file or directory