Rajonet rreth Danubit përballen me pasojat e përmbytjeve
Rajoni dhe Politika

Rajonet rreth Danubit përballen me pasojat e përmbytjeve

22.Sep.2024 08:48
0

Niveli i ujit në lumin Danub pritet të ngrihet ngadalë për 50 centimetra deri në mbrëmjen e 21 shtatorit, ndërsa Hungaria dhe vendet e tjera të Evropës Qendrore po përballen me pasojat e një stuhie të rëndë shiu që ka përfshirë rajonin.

Istvan Lang, drejtor i agjencisë për menaxhim të ujit në Hungari, njoftoi më 20 shtator se ngarkesa mbi ekipin që po monitoron përmbytjet do të jetë shumë e madhe.

“Kjo është një përmbytje shumë e madhe, do të shkaktojë shumë stres”, tha ai për televizionin kombëtar hungarez.

Shërbimet e trageteve në Danub në Hungari janë pezulluar, dhe uji ka gjasa të arrijë edhe linjat e tramvajit dhe metrosë.

Lang tha se përmbytjet nga shiu do të zgjasin më gjatë se sa pritej. Niveli i ujit në Dabun po ulet më ngadalë se sa ishte parashikuar për shkak të sasisë së madhe të shiut që ra në Gjermani pas shpërthimit të ciklonit Boris, shtoi ai.

 

Lang tha se zona në jug të Budapestit do të jetë kryesisht e sigurt nga përmbytjet falë përmirësimeve të mëdha të infrastrukturës që janë bërë në rajon pas një përmbytjeje katastrofike në vitin 1956, dhe digat e vendit janë në gjendje shumë të mirë.

Zoltan Gora, drejtor kombëtar i Hungarisë për parandalimin e fatkeqësive, konfirmoi se Budapesti është i mbrojtur deri në një nivel uji prej nëntë metrash. Parashikimet tregojnë se uji do të arrijë 8.5 metra ose më pak.

Autoritetet e ujit të kryeqytetit gjithashtu siguruan banorët se furnizimi me ujë të pijshëm do të jetë i sigurt.

 

Mbrojtja nga përmbytjet është gjithashtu vendosur përgjatë disa pjesëve të Danubit në Serbi, njoftoi autoriteti i menaxhimit të ujit në rajonin e Vojvodinës në veri të vendit më 20 shtator.

Masat e rregullta të mbrojtjes nga përmbytjet janë zbatuar gjatë mbi 253 kilometra të lumit, duke përfshirë seksione të bregut të Danubit nga kufiri shtetëror me Hungarinë deri në zonën e Koviljit në lindje të Novi Sadit, si dhe në strukturat e një sistemi hidroelektrik dhe në zona rurale.

Autoriteti i menaxhimit të ujit në Vojvodinë tha se parashikimet nga Instituti Hidrometeorologjik i Serbisë tregojnë se nivelet e ujit të Danubit do të rriten në ditët në vijim.

Në Rumani, ku ujërat e përmbytjeve tashmë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, autoritetet thanë se numri më i fundit tregon se gjashtë persona kanë vdekur për shkak të përmbytjeve. Në mbi 24 komuna në rajonin lindor të Rumunisë, më shumë se 20.000 banorë janë prekur nga ujërat e përmbytjeve.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/anubi-hungari.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Kthimi i shërbimit ushtarak në Serbi me procedurë të përshpejtuar
Me aplikacionin e ri Windows App mund të qaseni në PC prej kudo
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration