Kthimi i shërbimit ushtarak në Serbi me procedurë të përshpejtuar
Rajoni dhe Politika

Kthimi i shërbimit ushtarak në Serbi me procedurë të përshpejtuar

19.Sep.2024 20:38
0

Autoritetet në Serbi paralajmëruan kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, por pa përmendur hulumtime përkatëse për nevojën e një mase të tillë.

Në anketa të ndryshme me qytetarë, vështirë se mund të vërehet gëzim.

Branisllav Popoviq nga Beogradi beson se ky propozim është “i pakuptimtë”, pasi që ushtria e Serbisë është profesioniste.

“Unë besoj se kjo është vetëm një lojë politike dhe se [Qeveria] po përpiqet ta largojë vëmendjen nga disa gjëra të tjera”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Natyrisht se ekziston nevoja për ta rikthyer atë kulturë sigurie për një pjesë të gjeneratës, në mënyrë që të mund të menaxhojnë situata krize..."

Stevani është në të njëzetat e tij dhe thotë se nuk ka shërbyer në ushtri, sepse nuk ka qenë e detyrueshme për gjeneratën e tij. Marrë parasysh se Serbia është e rrethuar nga vendet e NATO-s, ai shprehet:

“Në këtë aspekt, nuk e di se çfarë do të thotë. Nuk është keq që të rinjtë të stërviten për disa gjëra elementare në jetë. Disa thonë se dy muaj e gjysmë janë shumë pak, por nëse do të ishte një vit, askush nuk do të donte të mungonte aq gjatë nga ‘jeta reale’”.

Petri, në anën tjetër, thotë se njerëzit sot janë shumë të ngarkuar me obligimet e veta.

“Është mirë për njerëzit që nuk punojnë. [Ushtria] ua mëson ca gjëra”, shprehet ai.

Kroacia fqinje mori, gjithashtu, vendimin për ta rikthyer shërbimin ushtarak, duke filluar nga viti i ardhshëm.

Marinko Ogorec, analist ushtarak në Kroaci, beson se vendimi për këtë është marrë kryesisht për të ngritur kulturën e përgjithshme të sigurisë.

“Natyrisht se ekziston nevoja për ta rikthyer atë kulturë sigurie për një pjesë të gjeneratës, në mënyrë që të mund të menaxhojnë situata krize dhe të paparashikueshme. Të rinjtë nuk dinë se si të ofrojnë ndihmën e parë”, thotë Ogorec për Radion Evropa e Lirë.

Prapë në ushtri në Serbi

Sipas paralajmërimeve të Qeverisë serbe, shërbimi i detyrueshëm ushtarak, i cili është hequr më 1 janar të vitit 2011, do të rikthehet në vitin 2025.

 

Nga koha kur është hequr, njerëzit kanë shkuar në ushtri vetëm vullnetarisht.

Por, nëse gjithçka do të jetë gati për këtë ndryshim, nuk është ende e qartë, sepse shumë gjëra nuk dihen - për shembull: sa do të kushtojë “kthimi në të vjetrën?!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha më 14 shtator se ka nënshkruar marrëveshjen për kryerjen e shërbimit të rregullt ushtarak për 75 ditë.

“Nuk është dëshira jonë që të sulmojmë dikë dhe as nuk do ta bëjmë këtë. Por, dëshira jonë është t’i pengojmë të gjithë ata që na kërcënojnë çdo ditë”, tha Vuçiq pa specifikuar se kush e “kërcënon” Serbinë.

 
 
copy(/home/titulli/public_html/images/image/erbia-ushtria-srb.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Sinani: Të rinjtë shqiptarë të Luginës do të detyrohen të shpërngulen sapo t’i mbushin 18 vjet
Rajonet rreth Danubit përballen me pasojat e përmbytjeve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration