Rahimi i PD-së:  “Start up” programi i komunës së Bujanocit mbylli 27 biznese lokale (video)
Lugina

Rahimi i PD-së: “Start up” programi i komunës së Bujanocit mbylli 27 biznese lokale (video)

06.May.2019 10:49
0

Nënkryetari i partisë Demokratike në Bujanoc, Rahim Rahimi duke folur për qeverisjen komunale ka thënë se po dëmtohet interesi shqiptar, shkruan Titulli.com. 

Ai në një konferencë për media është shprehur se partia e tij po mundohet të ndalë të keqen që po i kanoset qytetarëve. 

“Me  kalimin e kohës çdo ditë e më shumë po binden për premtimet e rrejshme elektorale, si premtimi i madh për Shtëpinë e Shëndetit, përdorimin e dygjuhësisë, zhvillimin ekonomik, premtimin se kultivuesve të duhanit do t’u gjej zgjidhje”, theksoi Rahimi.

 Sipas tij  këto ishin vetëm premtime elektorale por ajo u kuptua shumë shpejt dhe se për më keq në këtë pushtet ka filluar të lulëzojë korrupsioni dhe hajnia. 

“Këtë pushtet e ka kapluar korrupsioni dëshmon edhe fakti për ndarjen e mjeteve për bujqit lokal, ku në mesin e përfituesve ka edhe shefa e kryeshefa, por edhe militantë të PVD-së të cilët asnjëherë nuk e kanë punuar në bujqësi. Ky fakt bëhet dhe më i besueshëm ngaqë edhe pse PD zyrtarisht kërkoi nga komisioni listën e përfituesve, ajo asnjëherë nuk u publikua”, tha mes tjerash Rahimi. 

Rahimi tha se keqpërdorime e kushtëzime në këmbim të votës ka pasur edhe me rastin e ndarjes së mjeteve për ndërmarrësi. 

“Në programin START UP ku 27 firma brenda dy muajve kanë shuar bizneset e tyre, dhe paratë e dedikuara për zhvillim të biznesit u shfrytëzuan për këmbim të votave për zgjedhjet e KNSH-së që u mbajtën vitin e kaluar”, deklaroi nënkryetari i PD-së, Rahim Rahimi.

Rahimi ka folur edhe për projektet më kapitale i cili në cilësinë e këshilltarit të kuvendit komunal ka kërkuar përgjigje me shkrim se a është nënshkruar ndonjë aneks kontratë rreth projektit të shtratit të lumit në Tërnoc dhe a është bërë pranim dorëzimi i këtij projekti./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ahim-rahimi-.JPG): failed to open stream: No such file or directory
Zbulohen fanellat e reja të Real Madridit
Rexhepi: Jemi afër zgjidhje se teksteve shkollore shqipe në Luginë të Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration