Ragmi Mustafa planifikon më 3 dhjetor vizitë ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë
Kryetari i Partis Demokratike Shqiptare, përmes një njoftimi thotë se do të udhëtojë për në Hagë më 3 dhjetor për vizitë tek ish-krerë të UÇK-së.
"Kryetari i Partis Demokratike Shqiptare pritet që më datë 03.12.2022 të takoj ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, ish-deputetin Rexhep Selimi dhe të tjerët, që si ish-krerë të UÇK-së po mbahen në paraburgim në Hagë", ka shkruar Mustafa në Facebook.