Lokale
Ragmi Mustafa, pjesë e dhjetë vjetorit të Aleancës Kosovare të Biznesit
Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa kanë marrë pjesë në shënimin e dhjetë vjetorit të Aleancës Kosovare të Biznesit, raporton tvp.
Agim Shahini, Kryetari i AKB-ës ka elaboruar punën dhjetëvjeçare duke konsideruar se AKB tani është qendër referuese e zhvillimit ekonomik. Ndërkaq kryetari i kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi ka inkurajuar AKB , duke premtuar përpilimin e ligjeve që do të jenë në shërbim por dhe një lehtësim për bizneset.
Ministrja e tregtisë dhe industries, Mimoza Kusari Lila ka thënë se në këtë 100 vjetor të shteti shqiptarë duhet të unifikohet i tërë biznesi duke thënë se duhet ta duam tonën , para se ta duam të huajën.
Duke konsideruar rolin dhe angazhimin e komunës sonë kryetari i AKB , i dorëzoi Ragmi Mutafës mirënjohjen që dëshmon bashkëpunimin e komunës dhe bizneseve preshevare me ato rajonale shqiptare.
Më këtë rast kreu komunal ka thënë se këto mundësi komuna e Preshevës do ti shfrytëzoj në maksimum në mënyrë që prodhimet kombëtare të jenë sa më pranë konsumatorëve shqiptarë , ku me këtë rast do të krijoheshin edhe vende të reja pune.
Ndërkaq më 28 tetor në Preshevë do të mbahet panairi ku do të promovohen prodhimet Kosovare dhe ato nga Lugina , me ç’rast do të krijohen ura bashkëpunimi të bizneseve shqiptare./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/09/aleanca-kosovare-e-bizneseve.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!