Lokale
Ragmi Mustafa pa përforcime
Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mutafa nuk do të ketë mbështetje të fortë nga dega e Partisë Demokratike Shqiptare në Bujanoc
Kuvendi Zgjedhorë i degës së Partisë Demokratike Shqiptare i paraparë që të mbahet sot në Bujanoc ka dështuar.
Burimet e Titulit flasin për anulimin e këtij Kuvendi pasi që kryetari i degës së PDSH-së në Bujanoc Sali Salihu dhe kryetari Ragmi Mustafa nuk kanë rënë në ujdi për lëshimin e postit të kryetarit të degës nga Salihu, për të emëruar një kandidatë tjetër nga Bujanoci.
Njëherit, është anuluar edhe rezervimi që ishte bërë në sallën e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc për mbajtjen e këtij Kuvendi të degës së PDSH-së.
Në Kuvendin e përgjithshëm që do të mbahet në Preshevë, Mustafa ka më tepër “anëtarë simpatizantë”, ndërsa anëtarët e pakënaqur të këtij subjekti shqiptar ende nuk kanë vendosur të dalin apo jo me kundërkandidatë për kryetarë të Partisë Demokratike Shqiptare./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/ragmi-mustafa-pdsh.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!