Lokale
Ragmi Mustafa kritikon udhëheqësitë e ndërmarrjeve
Kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa nuk është i kënaqur me menaxhimin e mjeteve financiare të institucioneve ku themelues është Kuvendi Komunal. Ai në mbledhjen e Këshillit Komunal ku në rend dite kanë qenë raportet financiare të ndërmarrjeve dhe institucioneve, ka kritikuar disa drejtorë të ndërmarrjeve duke i sugjeruar të jenë sa më të vëmendshëm.
Mustafa, kërkoi azhuritet dhe syçeltësi nga personat kompetent për menaxhim më të mirë të mjeteve financiare. Në të kundërtën ai thotë se do të merren edhe masa adekuate për evitimin e problemeve.
Në 6 mujorin e parë të vitit 2013 nga buxheti komunës së Preshevës janë realizuar 45.85 % e mjeteve, duke përfshirë këtu edhe 23.68 % nga transferet kapitale. Në bazë të raportit të prezantuar nga kryeshefi financave Fatmir Azizi komuna e Preshevës të hyra ka pasur në vlerë prej 350.282.464,00.
Raporti financiarë i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, dhe ai i Ndërmarrjes Publike “Moravica” ishin pikat që nga anëtarët e Këshillit Komunal ngjalli interesim më të madh, raporton Titulli.
Ata kërkuan që në fillim raport sa më të detajuar nga drejtorët e këtyre institucioneve. Shtëpia e Shëndetit në këtë 6 mujor të hyra nga ministria e shëndetsisë dhe buxheti komunës ka pasur mbi 151 milion dinarë, ndërsa në ndërmarrjen “Moravica” të hyra ka pasur 25.153.414 dinarë kurse shpenzimet kanë qenë 25.247.710 dinarë.
Por ndërmarrja “Moravica” gjithashtu është institucioni ku ka pasur më shumë të hyra nga institucionet tjera.
Ajo që ka tejkaluar më së tepërmi shpenzimet ishte Shkolla Fillore “Profesor Ibrahim Kelmenndi” në Preshevë. Kjo shkollë 61.75 % ka tejkaluar mjetet e parapara për shpenzime.
Komuna e Preshevës në bazë të buxhetit për vitin 2013 ka të hyra në vlerë prej 822.997.568 dinarë. Prej tyre 663.886.616 dinarë janë të hyra vetanake, kurse nga transferet kapitale janë 159.110.952 dinarë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!