Qytetarët kërkojnë nga komuna e Bujanocit parkingje për persona me nevoja të veçanta
Redaksia e Titulli.com ka publikuar të enjten në faqen në facebook disa fotografi të marra nga ndërmarrja publike “Komunalia” në të cilat janë prezantuar fillimet e punimeve sinjalizimin horizontal të rrugës kryesore.
Një komentues (vizitorë) i faqes sonë ka kërkuar që komuna të mendojë edhe për parkingje për njerëzë me nevoja të veçanta.
“Peshendetje Titulli ju kisha lut te beni apel te komuna qe te mendoj edhe per parkingje per njerz me nevoja te veqanta ( invalid ) me rrespekt Selami Rashiti”, ka shkruar komentuesi në faqen të Titulli.com në facebook.
Ditë më parë ishte shkruar se ndërmarrja publike “Komunalia” në Bujanoc nga dita e djeshme ka filluar sinjalizimin horizontal të rrugës kryesore, kurse punimet pritet të përfundojnë shumë shpejt./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/inajlizimi-bujanoc.jpg): failed to open stream: No such file or directory