Qindra shqiptarë nga Kumanova ikin drejt Luginës së Preshevës (Video)
Lokale

Qindra shqiptarë nga Kumanova ikin drejt Luginës së Preshevës (Video)

09.May.2015 21:21
0
Një numër i madh i shqiptarëve, në kolonë me vetura dhe 12 autobusë, të gjithë me targa të Kumanovës, të shtunën në orët e pasdites, përmes kufirit në Tabanoc, kanë kaluar në Luginë të Preshevë, Serbi.

Në vetura ishin familjet kumanovare, ka njoftuar korrespodenti i agjencisë Tanjug, transmeton Titulli.com.

Edhe pse këta qytetarë hezitojnë të flasin për media, duke mos u prezantuar, ata thonë se ikin nga incidenti i armatosur.

Njëri nga kumanovarët ka thënë se situata është shumë e rëndë dhe se nuk kupton se si shteti bombardon qytetarët e vet, duke nënvizuar se është duke shkuar tek të afërmit në Bujanoc.

Ndërsa një preshevar ka thënë se motrat jetojnë në Kumanovë dhe se ato kanë ardh në Preshevë. E kanë njoftuar se në Kumanovë ka të vrarë dhe se ka të shtëna nëpër qytet./Titulli.com/

Situatë e qetë në Luginë, qytetarët të mos frikohen
Vuçiq: I lus miqtë tanë shqiptarë nga Presheva e Bujanoci që ta kuptojnë se Serbia është mëmëdheu i tyre
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration