Lokale
Qeverisje multietnike edhe në Medvegjë, shqiptarët fituan kryetarin e kuvendit
Partia për Veprim Demokratik ka fituar postin e kryetarit të Kuvendit Komunal të komunës së Medvegjës, pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale në këtë komunë.
Florim Sahiti është zgjedh kryetar i kuvendit dhe subjekti i tij politik (PVD) do të bashkëqeverisë me këtë komunë së bashku me grupin qytetarë “Për Jabllanicën e Epërme” të kryetarit të deritanishëm Sllobodan Drashkoviq, raporton Titulli.
Ky i fundit ka arritur që të premten për të katërtën herë të rizgjidhet kryetar i komunës së Medvegjës, kurse me këtë rast është bërë edhe votimi i Florim Sahitit për kryetar të Kuvendit Komunal të komunës së Medvegjës.
13 këshilltarët e opozitës kanë bojkotuar zgjedhjen e kryetarit të komunës dhe të kuvendit.
Dy subjektet, një shqiptare dhe një serbe, PVD dhe grupi qytetarë “Për Jabllanicën e Epërme” Sllobodan Drashkoviq, që janë në koalicion qeverisës, përbëjnë 22 këshilltarë nga 35 sa numëron gjithsejtë kuvendi i Medvegjës.
Subjekti shqiptarë, Partia për Veprim Demokratik, ka arrit që në zgjedhjet e 23 qershorit të fitojë 6 mandate dhe pritet që përveç kryetarit të Kuvendit të udhëheqë edhe me ndonjë nga drejtoratet./Titulli.com/
Ndarja e mandateve:
Grupi qytetarë “Për Jabllanicën e Epërme” – Sllobodan Drashkoviq - 16 këshilltarë;
Partia për Veprim Demokratik – Florim Sahiti - 6 këshilltarë;
Partia Demokratike – dr Dragan Angjellkoviq – 6 këshilltarë;
Rajonet e Bashkuara të Serbisë – dr Nebojsha Arsiq – 4 këshilltarë
Partia Përparimtare Serbe – Tomisllav Nikolliq – 3 këshilltarëcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/05/medvegja-komuna.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!