Qeveria shqiptare merë vendim për financimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka njoftuar se Qeveria e Republikës së Shqipërisë ka vendosur të marrë përgjegjësinë për financimin e rregullt të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi.
“Ky vendim është pjesë përbërëse e një platforme sistematike më të gjerë në shërbim të ruajtjes dhe zhvillimit të identitetit kombëtar të bashkëkombësve shqiptarë në Luginën e Preshevës”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Cakaj, transmeton Titulli.com.
Sipas tij mbështetja graduale financiare për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi do të plotësohet menjëherë me një komunikim më intensiv me shqiptarët në Serbi në përgjithësi apo Luginën e Preshevës në veçanti.
Ky vendim është përshëndetur nga disa subjekte politike shqiptare në Luginë të Preshevës dhe institucione tjera duke e cilësuar si një veprim të nevojshëm në kohën e duhur./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/akaj.jpeg): failed to open stream: No such file or directory