Lokale
Qeveria shqiptare donacione për Luginën (video)
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka dhuruar 15 kompjuterë organizatave të ndryshme që veprojnë në Bujanoc e Preshevë.
Ky donacion ka ardhur nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë dhe fillimisht ishte orientuar për administratë komunale të Bujanocit.
“Ky donacion ishte dedikuar për administratën tonë , mirëpo ne vendosëm këtë donacion t’ia shpërndajmë juve me qëllim të përdorimit sa më të mirë të mundshëm në punën tuaj”, tha Arifi, raporton Titulli.
Përfaqësues të organizatave të veteranëve të luftës, personave me invaliditet, bashkësisë islame, organizatave joqeveritare dhe përfaqësues të mediave vlerësuan këtë donacion si një fillim të mirë të qeverisë shqiptare.
Jeton Ismaili, drejtor i RTV “Spektri” tha se kjo ndihmesë e vogël teknike lehtëson pak punën e personelit të këtij mediumi. Ai gjithashtu vlerësoi lartë edhe shpërndarjen që është bërë vetëm tek pjesa shqiptare.
Donacioni në fjalë ka ardhur pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes komunës së Bujanocit dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, ndërsa Arifi me këtë rast ndau edhe certifikata donacioni të gjitha organizatave përfituese.
Një donacion tjetër me mjete teknike për punë në media ka premtuar edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptar në Tiranë, ku do t’i dhurohet Asociacionit të Mediave të Pavarur të Luginës./Titulli.com/
http://youtu.be/t4TqLvXJhWMcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/05/Arifi-donacioni.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!