Qeveria në detyrë e Kosovës ndan 500 mijë euro për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën
Qeveria në detyrë sot ka mbajtur mbledhjen e 26-të në formën elektronike.
Sipas njoftimit të Qeverisë, thuhet se janë ndarë 500 mijë euro për Luginën e Preshevës.
“Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për mbështetjen financiare për Komunën e Preshevës, Komunën e Bujanovcit dhe Komunën e Medvegjës në vlerën prej 500,000.00 € (pesëqind mijë euro) që do të përdoren për përballimin e gjendjes së krijuar nga pandemia”, thuhet në njoftim.
Në këtë mbedhje të qeverisë janë shkakuar edhe bordet e Ndërmarrjes Publike Qendrore “Korporata Energjetike e Kosovës” Sh. A, në Ndërmarrjen Publike Qendrore Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër Lepenc” Sh. A. dhe në Ndërmarrjen Publike Qendrore Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh. A. Prizren.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/everia-kurti.jpg): failed to open stream: No such file or directory