Qeveria e Serbisë, platformë dhe ftesë për liderët e Luginës
Lokale

Qeveria e Serbisë, platformë dhe ftesë për liderët e Luginës

08.Jun.2013 16:16
0
Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq deri më 15 korrik, do t’i presë në një takim liderët shqiptarë të Luginës me të cilët do të bisedojë për zgjidhjen e problemeve të cilat janë të definuara në platformën e përbashkët të Shqiptarëve të Luginës, ka paralajmëruar kryetari i Trupit Koordinues (TK) për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq. [caption id="attachment_56299" align="alignleft" width="300"]Kryetari i TK-se, Zoran Stankoviq Kryetari i TK-se, Zoran Stankoviq[/caption] Stankoviq ka theksuar se në bazë të bisedimeve, në prezencë të përfaqësuesit të OSBE-së, gjatë janarit dhe shkurtit të cilët u zhvilluan me përfaqësuesit shqiptar nga Presheva, Bujanoci e Medvegja, Qeveria e Serbisë më 4 qershor ka aprovuar një platformë e cila përmban shtatë pika. Ato kanë të bëjnë me përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, përmirësimin e gjendjes ekonomike në tri komuna, përdorimin zyrtar të gjuhës, shkrimin dhe simbolet kombëtare, decentralizim në gjyqësi, arsim, kulturë dhe media, shëndetësi, mbrojtje sociale dhe siguri si dhe masat për arritjen e besimit në këtë rajon, ka theksuar shefi i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, transmeton Titulli. Ai gjatë një interviste për “Politikën” ka thënë se deri më 15 korrik, në varësi prej obligimeve të Daçiqit lidhur me implementimin e marrëveshjes së Bruksleit, kryeministri me përfaqësuesit e 13 ministrive, në prani të përfaqësuesit të OSBE-së, do të pranojë në takim liderët shqiptar të Luginës. Bisedimet për zgjidhjen e problemeve të theksuara do të duhej të fillonin në shtator, ndërsa do të zgjasin në varësi të asaj se sa kohë është e nevojshme për gjetjen e zgjidhjeve. “Për ato afatshkurta do të duhen gjashtë muaj, për të mesmet deri në një vit bisedime, kurse ato afatgjata dy e më shumë vite”, ka thënë Stankoviq thënë se gjithashtu do të realizohen edhe obligimet e marra më herët por të cilat nuk janë realizuar. Ai ka theksuar se për këto tema janë dakorduar si njerëzit në pozitë edhe ata në opozitë. Kryetari i Trupit Koordinues nuk pret destabilizim të këtij rajoni edhe ate për shumë arsye. “Njerëzit kërkojn që të zgjidhen problemet elementare, sa i përket çështjeve politike të cilat janë të imponuara apo të ofruara për arsye të ndryshme, ky tani është problem i vogël për njerëzit që jetojnë atje”, ka thënë Stankoviq. Ai vlerëson se aprovimi i Rezolutës në Prishtinë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës është provokim në të cilin Beogradi nuk dëshiron të përgjigjet./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/06/lideret.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Nagip Arifi, 365 ditë qeverisje (video)
Dyshohet për varr masiv në Svircë të Medvegjës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration