Qeveria e Serbisë me program 365 milionë dinarë, mundë të aplikojnë për projekte Bujanoci e Presheva
Lokale

Qeveria e Serbisë me program 365 milionë dinarë, mundë të aplikojnë për projekte Bujanoci e Presheva

30.Jan.2023 08:09
0

Qeveria e Serbisë me dekret ka krijuar Programin për Mbështetjen për Përmirësimin e Zhvillimit të Komunave jashtëzakonisht të Pazhvilluara, për të cilin në buxhet janë ndarë 365 milionë dinarë, përcjellë Titulli.com.

Në Gazetën Zyrtare është bërë e ditur se mjetet janë të dedikuara për realizimin e projekteve për përmirësimin e kapaciteteve të atyre komunave dhe masat mbështetëse, si dhe për fazën e parë të ndërtimit të tregut të qytetit në Surdulicë.

Pse ka gjithnjë e më shumë vreshta për shitje në Serbi?

Bashkitë, niveli i zhvillimit të të cilave është nën 60 për qind të mesatares kombëtare kanë të drejtë të aplikojnë për projekte.

Lista përfshin Aleksinac, Babushnica, Bela Palanka, Bllacë, Bojnik, Bosilegrad, Brus, Bujanoc, Varvarin, Vladičin Han, Vlasotince, Gadžin Han, Golubac, Dimitrovgrad, Doljevac dhe Žabari. Për projekte mund të aplikojnë edhe Žagubica, Žitorađa, Knjaževac, Krupanj, Kuršumlija, Kučevo, Lebane, Ljig, Mali Zvornik, Malo Crniće, Medveđa, Merošina, Mionica, Nova Varosh dhe Opovo. Në listë janë edhe Petrovac na Mlavi, Presheva, Priboj, Prijepolje, Ražanj, Rashka, Rekovac, Svrljig, Sjenica, Surdulica, Trgovishte, Tutin dhe Crna Trava.

Mjetet në shumë prej 245.000.000 dinarë janë paraparë për përmirësimin e kapaciteteve të komunave të pazhvilluara, 25.000.000 dinarë janë për masa mbështetëse, ndërsa 95.000.000 dinarë janë paraparë për fazën e parë të tregut në Surdulicë.

A po numëron ditët e fundit tregu i lirë

Afati për paraqitjen e aplikimeve për projekte është 20 ditë nga data e publikimit të thirrjes publike në Fletoren Zyrtare, ndërsa kërkesat për masa mbështetëse duhet të dorëzohen jo më vonë se data 15 nëntor./Titulli.com.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ujanoc-komuna-1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Çështja “McGonigal”, NYT: Nuk punonte për oligarkun rus kur ishte në FBI dhe lidhjet me Shqipërinë
Ambasadori amerikan: Serbia konstruktive dhe gati për marrëveshjen me Kosovën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration